Një top oval bashkon shqiptarët në Itali
Duçio Fumere
Kush e di në Tiranë se çfarë mendojnë të ardhurit, të këtyre shqiptarëve që dëshirojnë vendin e tyre duke jetuar jashtë. Madje në Itali. Kush e di se çfarë mendojnë në Tiranë për këtë Kombëtare shqiptare që avash-avash është duke lindur larg shtëpisë. Në Pordenone, për të qenë më të saktë.
E lindur rastësisht, me një ëndërr të vogël që ditë pas dite duket se do t’ia dalë të realizohet dhe që është duke bashkuar emigrantët e shpërndarë në të gjithë Italinë. Lojtarë të njohur, si Sevian Daupi i Venecias, Ogert Pako i Algeros, apo djem që militojnë në kategori inferiore. Por para së gjithash me shumë djem shqiptarë që kërkojnë te topi oval një moment shfrimi, një rrugëdalje që në Itali, me krizën, është vështirë ta gjesh diku tjetër.
Një mënyrë për që qenë të bashkuar dhe për të sjellë regbinë në Atdhe, nisur edhe nga fakti se në Shqipëri regbie është thuajse e panjohur. Për momentin ajo shqiptare është një përfaqësuese, grumbullohet, stërvitet dhe në qershor, më në fund do të zbresë në fushë. Kundër përfaqësueses Dogi (asaj kelte), që përkundrazi, është e thyer.
Nuk është si ajo “Kombëtarja Shqiptare (shqip në teksin italisht) e regbisë së trajnuar nga Pierxhorxhio Grico, i ekipit të regbisë së Pordenones. Një ëndërr që një ditë mund të sinjifikojë lindjen e një Kombëtaraje të vërtetë të Shqipërisë, me një Federatë dhe një skuadër të vërtetë. Ashtu siç thotë në faqen online të “Excite”, Ogert Pako: “Dëshirojmë të çojmë në vendin tonë të origjinës këtë sport, për të bërë të mundur lindjen e një federate. Ne shqiptarët jemi të zotë në sportin që përfshin një kontakt të fortë fizik. Do të jetë për këtë arsye që ne do t’ia dalim mirë në regbi”.
Marrë nga blogu italian: “Rugby 1823.it”
6 Maj 2010