Lorik Cana: “Jo ndryshimeve radikale në ekip”
Kapiteni shqiptar i Sandërlendit, Lorik Cana, tha se klubi i tij ka ende nevojë për kohë për ta ndërtuar veten si një “top-10” i rregullt në renditjen e kampionatit anglez. Gjithsesi, Cana është i bindur se ata janë në rrugën e duhur pas përpjekjeve të këtij sezoni. Ai tha për “The Journal”: “Në këtë ligë (Premier League), askush nuk mund të bëjë shumë shpejt hapa të mëdhenj përpara. “Nëse ju shikon ‘top-eight’ (tetë ekipet e para) në këtë kampionat, ata janë shumë, shumë të fuqishme. “Katër ekipet e para janë midis ekipeve më të mira në botë, dhe katër të tjerat - Totenhemi, Mançester Siti, Aston Vila dhe Everton – janë ekipe të fuqishme europiane. Nëse ata do të luanin në çdo kampionat tjetër europian, me përjashtim ndoshta të Spanjës, unë jam mjaft i sigurt se ato do të luftonin për titullin. Nëse ato të ishin në Francë, Gjermani, Holandë apo Itali, ato do të kishin një shans për të qenë kampionë. “Është me të vërtetë e vështirë për të qenë në tetë më të mirat në vitin tuaj të parë. Nëse në do të ndërtojmë një ekip i cili mund të garojë pikërisht pas këtyre vendeve sezonin e ardhshëm, kjo do të ishte me të vërtetë një gjë e mirë. Dhe pas kësaj, ndoshta ju mund të bëni më shumë dhe realisht ju mund të jeni midis tyre”. Në lidhjen me merkaton, Cana tha se ai do të ishte i lumtur të shikonte trajnerin Stiv Brus të mos bënte ndryshime radikale në skuadrën e tij gjatë kësaj vere. Cana beson se një rishikim i plotë i skuadrës do të injoronte cilësinë e shfaqur në skuadrën aktuale të Sandërlendit. Cana tha për “The Journal”: “Ne nuk kemi nevojë për ndryshime radikale. Verën e kaluar, këtu erdhi një trajner i ri me ide të reja, kështu që ai solli shumë lojtarë që ai mendoi se kishte nevojë. Tani, për të ardhmen, ne kemi tashmë lojtarë të mirë. Ne kemi thjesht nevojë për pak, pasi në luftuam në mesin e këtij sezoni kur u goditëm nga dëmtimet dhe pezullimet, por ne gjithashtu kemi nevojë për pak më shumë cilësi. Ne kemi nevojë për tre lojtarë cilësorë për të na ndihmuar ne për të qenë më kompetitivë gjatë gjithë sezonit, por ne nuk kemi nevojë për ndryshime masive”
6 Maj 2010