E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Koha për paqe në Lindjen e Mesme

Uashington - Presidenti amerikan Barak Obama tha se “është pjekur momenti” që izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një paqe të qendrueshme por theksoi se të gjitha palët në rajon duhet të luajnë një rol në këtë proces. Në një intervistë dhënë kanalit al-Arabiya, Obama siguroi gjithashtu se do t'i mbante angazhimet e marra gjatë fushatës ndaj botës myslimane: jo vetëm për të filluar menjëherë përpjekjet për rivendosjen e paqes mes izraelitëve dhe paletinezëve, por edhe për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku, për të mbajtur shpejt një fjalim drejtuar mysimanëve që nga një kryeqytet i madh mysliman dhe më në përgjithësi për t'i shtrirë dorën e miqësisë botës myslimane dhe për të rivendosur marrëdhënien që Shtetete Bashkuara kanë me të.

Sipas dokumentit që Shtëpia e Bardhë publikoi për këtë intervistë, Obama deklaroi do të nisë së shpejti të dërguarin George Mitchell me udhëzimin për të filluar të dëgjojë, sepse shumë shpesh Shtetet e Bashkuara fillojnë t'i diktojnë gjërat" dhe kur të kthehet të tregojë për atë që ka dëgjuar. "Duke u nisur nga kjo, do të formulojmë një përgjigje të saktë", tha ai. Por, "në fund të fundit, nuk na takon ne t'u themi izraelitëve ose palestinezëve atë që është më e mirë për ta. Do të duhet që ata të marrin disa vendime".

"Ka ardhur koha për t'iu rikthyer tavolinës së bisedimeve", deklaroi ai duke shtuar se "kjo do të jetë e vështirë, do të kërkojë kohë" dhe se disa muaj nuk do të mjaftojnë për ta zgjidhur konfliktin. "Do të vazhdoj të besoj se siguria e Izraelit është parësore", tha ai, "por besoj gjithashtu se ekzistojnë izraelitët për të pranuar rëndësinë e vendosjes së paqes".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›