Nje veshtrim mbi permbytjet e vitit 2010 ne rajonin e Shkodres
Jane dhene shume mendime ne median e shkruar dhe vizive per permbytjet qe ndodhen tash se fundi ne rajonin e Shkodres. Nuk e kam fjalen per mendimet politike propagandistike qe nuk ia vlejne te merren ne konsiderate por per mendimet e dhena nga personat e ndryshem specialiste ose jo te cilet me mirekuptim kane shprehur mendimet e tyre shkaqet dhe masat qe duhen marre per te menjanuar perseritjen e tyre. Nder mendimet e shprehura me kete rast me i arsyeshmi dhe me konstruktivi eshte ai qe shprehu inxhinier Farudin Hoxha ne TV Alsat.
Duke u mbeshtetur ne pervojen time 50-vjecare mbi problemet ujore ne Institutin Hidrometeorologjik 14 vjet si pergjegjes i aktivitetit operativ ne sektorin e Hidrometrise 1949 - 63 dhe 1944 - 2000 si projektues i veprave te bonifikimit ujitjes dhe mbrojtjes nga permbytjet e lumenjve dhe perrenjve mendova te jepja mendimet e mia ne lidhje me shkaqet qe i provokojne keto ngjarje te jashtezakonshme dhe cilat do te ishin masat qe do te menjanonin pasojat qofte dhe pjeserisht
1. Studimet dhe projektimet e bonifikimeve te mbrojtjes nga lumenjte dhe perrenjte te digave etj. mbeshteten ne te dhena qe vijne nga vrojtimet hidrometeorologjike te instaluara per kete qellim. Sa me e gjate te jete ne vite periudha e vrojtimeve aq me te sigurta jane masat mbrojtese kundrejt eventeve te jashtezakonshme. Tek ne organizimi mbi baza shkencore i vrojtimeve hidrometeorologjike filloi me 1949 me krijimin e Sherbimit Hidrometeorologjik me pas Institut ne 1957 ne varesi te Institutit te Shkencave me pas 1957 Akademi. Deri ne vitin 1957 Sherbimi Hidrometeorologjik drejtohej faktikisht nga nje keshill specialistesh me ne krye nje ish-zv.kryeminister i kohes dhe u dhane fondet e mjetet e nevojshme per zhvillimin e aktivitetit te vet por me suprimimin e komisionit ne fjale ne 1957 dhe me kalimin e kompetencave Akademise filloi dekadenca. Si pasoje u emeruan drejtore partiake totalisht te paafte per ate detyre u shkurtuan fondet derisa aty nga fundi i viteve lsquo80 u mbyllen shume stacione vrojtimi dhe u nderprene buletinet hidrometrike dhe meteorologjike. Si rrjedhim sot ne disponojme te dhena zyrtare te besueshme per periudhen 1951-1975 per 25 vjet. Ndersa me pas shkurtimet e fondeve dhe te personalit vrojtues si edhe moszevendesimi i aparaturave matese te amortizuara etj. bene qe te bjere besueshmeria e te dhenave. Si pasoje nuk botohen me buletinet dhe Instituti Hidrometeorologjik u shnderrua ne nje institucion fantazme. Turp per Akademine dhe pushtetin e asaj kohe dhe nuk di cfare mendon zoti minister i Arsimit dhe Shkences per mbeturinat e Hidrometeorologjise. A ndien ndonje pergjegjesi per rimekembjen e tij Si rrjedhim eshte krijuar nje nderprerje e vrojtimeve hidrometeorologjike per me se 25 vjet me perjashtim te stacioneve qe i sherbejne Sherbimit Sinoptik dhe te disa pak stacioneve neper qytete.
2. Ekipet e specialisteve sovjetike qe erdhen ne vitet 1951 - 52 per studimin dhe projektimin e veprave hidroenergjetike te bonifikimeve dhe ujitjes u gjenden perpara nje vakuumi te plote te dhenash hidrometeorologjike. Ne ate kohe Instituti Hidrometeorologjik me atashoi ne grupin e inxhiniereve hidrologe qe studionin lumenjte qe paraqisnin interes per shfrytezimin hidroenergjetik duke u perqendruar kryesisht ne lumin Drin dhe Mat. Ata pohonin qe problemi ishte i veshtire nga mungesa e vrojtimeve perkatese prandaj ishte e domosdoshme qe ato te permiresoheshin te intensifikoheshin edhe ne vitet e ardhshme gjate projektimit dhe ndertimit te HEC-eve per te permiresuar eventualisht projektet me te dhena te reja sidomos per ngjarjet e jashtezakonshme te cilat erdhen ne nentor 1962 ne jug dhe ne janar 1963 ne veri gjate te cilave Drini Mati Semani etj. permbyten pothuajse te gjitha fushat. Te dhenat hidrometeorologjike perkatese dhane nje ndihmese shume te madhe nga projektimet e veprave mbrojtese sidomos ne konceptimin e kaskades se Drinit. Per vleresimin paraprak te dimensioneve dhe te pasojave qe krijuan keto dy evente te jashtezakonshme u krijua nje komision qeveritar nen kryesine e nje zv.kryeministri te kohes. Instituti Hidrometeorologjik me caktoi si anetar te ketij komisioni. Me takoi mua nga ana e institutit ne fjale te hartoja relacionin perkates per keto ngjarje. Ne lidhje me kete detyre vemendjen e perqendrova ne shkaqet dhe pasojat qe shkaktoi Drini dhe liqeni i Shkodres ne tere rajonin si edhe ne hulumtimin e ngjarjeve analoge te ndodhura ne te kaluaren.
Ne rajonin e Shkodres permbytjet perfshine te gjitha fushat lagjet me te uleta te Shkodres Zadrimen qendren e qytetit te Lezhes dhe fushen. Situata nuk ishte aq dramatike sa permbytjet e sivjetshme sepse pervoja shekullore e vendasve i kishte mesuar se ku duhej ndertuar p.sh. ne Mal te Jushit fshati ishte ndertuar ne rreze te kodres. E kunderta ka ndodhur ne dy dekadat e fundit ngaqe pati nje zbritje masive te banoreve te zonave te thella per ne fushe te detyruar sidomos nga kushtet teper te veshtira te detyruar nga regjimi i kohes ti benin malet pjellore si fushat. Kete varferi e kam konstatuar personalisht gjate ekspeditave per ngritjen dhe organizimin e vrojtimeve hidrometeorologjike dhe gjate rikonicioneve per projektime te veprave ujore ne zonat malore.
Nga ana tjeter ne ato vite ekzistonte dega e Drinit te Lezhes dhe fusha e Zadrimes dhe keneta e Kakariqit ishte e pabonifikuar dhe sherbyen si vazo ekspansioni duke lehtesuar situaten ne Shkoder. Krahas pasojave te kesaj permbytjeje hetova mbi ngjarjet e jashtezakonshme ne te kaluaren pervec bisedave me qytetare te moshuar iu drejtova Arkives se Famullise se Shkodres dhe fototekes Marubi.
2
Ne famulli gjeta nje dokument qe bente fjale per nje permbytje te madhe te ndodhur ne mos gaboj ne vitet 1910-11.
Njekohesisht ne fototeken Marubi gjeta nje fotografi afersisht 15-23 cm e cila paraqiste nje plote te jashtezakonshme te liqenit fatkeqesisht mungonte data qe sipas deshmive te disa pleqve duhet te kete ndodhur ne vitet e mesiperme. Fotografimi ishte bere nga bregu i djathte i rrjedhes se Bunes dhe kishte perfshire ish-doganen e Shkodres Gjymryku ne te cilen niveli i ujit kishte arritur afro 30 cm nen arkitraun e dritareve dhe Ura e Bunes ishte totalisht e mbuluar. Fototeka pati miresine dhe me dha nje kopje me ane te se ciles fiksova ne fasaden e ish-doganes nivelin e ujit dhe kuoten materiale te cilat i depozitova ne arkivin e Institutit Hidrometeorologjik. Ne ploten e janarit 1963 niveli maksimal i Bunes arriti deri afro 10 cm nga pragu i dritareve te ish-doganes. Edhe ky nivel u fiksua me hekur ne mur. Kuotat perkatese te ketyre dy niveleve i kam depozituar ne arkivin e institutit ne fjale.
Permbytje ne rajonin e Shkodres kane ndodhur edhe here te tjera por me permasa me te kufizuara dhe pa rrezikshmerine qe kane pasur ato qe permendem me lart.
3. Do te ishte me interes te madh llogaritja e klasifikimit te ngjarjeve te jashtezakonshme me mundesi perseritjeje teper te rralle si ato qe kane ndodhur ne Shkoder. Hidrologet sovjetike te lartpermendur e kane bere nje llogaritje te tille duke u mbeshtetur ne vrojtimet e regjistruara ne vitet 1951-62 te cilat jane te pamjaftueshme per keto lloj llogaritjesh por edhe sikur problemin ta rishikojme me anen e te dhenave te periudhes qe Instituti Hidrometeorologjik funksiononte ndonese cale-cale nuk nxjerrim dot ndonje rezultat te besueshem. Atehere Ind pyetja cduhet bere Para se ti jap pergjigje pyetjes do te ve ne dukje qe ngjarjet e jashtezakonshme kane ndodhur ne shume vende te Evropes me pasoja shume te renda materiale dhe me viktima madje ne vende ne te cilat vrojtimet hidrometeorologjike jane kryer shekuj me radhe. Keshtu qe shkencetaret kane pasur ne dispozicion seri shume te gjata vrojtimesh dhe mbeshtetur ne ato kane marre masa mbrojtese efikase duke bere here pas here rikonstruksione dhe perforcime e megjithate kane ndodhur permbytje jo vetem ne fusha por dhe ne qytete ashtu sikurse ndodhi edhe kete vit ne disa qytete te medha evropiane ne te cilat ka pasur edhe viktima.
Prandaj sado te sigurta dhe te bazuara te jene masat mbrojtese kapricove te natyres nuk mund tu gjendet ilaci. Me fjale te tjera risku ekziston gjithmone per ngjarje me te medha dhe me te rrezikshme nga ngjarjet e jashtezakonshme te ndodhura ne te kaluaren apo te llogaritura sipas teorise se probabilitetit. Kjo vlen edhe per ngjarjet e jashtezakonshme qe kane perfshire jo vetem rajonin e Shkodres por edhe rajonet e tjera. Prandaj detyrat kryesore qe dalin tani mendoj se jane
3
a Te krijohet nje grup pune ad hoc me specialiste te fushes me pervoje te gjate per te studiuar dhe per te evidentuar shkaqet dhe shtrirjen ne terren qe provokuan permbytjen e fundit te rajonit te Shkodres.
b Te studiohet ndikimi i ndersjelle Bune - Drin ne permbytjet e kaluara dhe te regjistruara. Ne vecanti ia vlen te studiohet problemi per ndikimin e kaskades se Drinit ne keto permbytje duke bere krahasimin me permbytjet e janarit te vitit 1963 kur nuk ekzistonte kaskada ne fjale.
c Do te ishte me interes te ndertoheshin izojetet e reshjeve 24-oreshe te pellgjeve ujembledhese te Drinit te Bardhe e te Zi te Drinit te bashkuar dhe te liqenit te Shkodres. Kjo do te vlente shume edhe per kerkesat e pikes b. Per ngjarjen e vitit 1963 ndertimi i izojeteve eshte i realizueshem sepse ekzistojne ne territorin tone vrojtime 24-oreshe te reshjeve. Por problemi do te jete i veshtire per permbytjet e diteve te shkuara sepse nuk funksionojne pjesa me e madhe e stacioneve te vrojtimit prandaj do te jete i domosdoshem bashkepunimi me Malin e Zi Kosoven dhe Maqedonine qe kane nje pjese te pellgjeve ujembledhese te sistemit Bune - Drin ne territoret e tyre.
d Lumi Bune ka qene i lundrueshem nga anije te tonazhit te ulet dhe ka qene nje linje tregtare e rendesishme. Tani ajo mund te pershkohet vetem me barka per shkak te mbathjeve me lende te ngurte qe ka sjelle Kiri dhe Drini. Me ndertimin e HEC-it te Vaut te Dejes mbeti vetem Kiri si furnizuesi i vetem me lende te ngurte. Me kete rast dua te sjell ne kujtese qe qyteti i Shkodres eshte i ndertuar mbi konin e depozitimit te lendes se ngurte qe ka sjelle Kiri madje qyteti permbytej shpeshhere nga ky lum derisa u devijua per ne Drin perballe Bahcallekut. Prandaj eshte e domosdoshme te studiohen nga grupi ad hoc masat qe duhen marre qe te ndalohet ardhja e lendes se ngurte nga Kiri per ne Bune. Ky problem mund te shikohet ne bashkerendim me shfrytezimin hidroenergjetik te ketij lumi.
Sqarimi i ketyre ceshtjeve nga grupi i punes ad hoc krijon mundesine e parashikimit te masave qe mund te merren per te menjanuar perseritjen e ngjarjeve dhe demeve qe shkaktoi permbytja e fundit.
4. Mbeshtetur ne njohjen e hollesishme te terrenit dhe te permbytjeve qe ka pesuar rajoni i Shkodres ne te kaluaren nga Drini Buna dhe perroi i Gjadrit para devijimit per ne Vaun e Dejes kam keto mendime
a Fushat e nen dhe mbi Shkodres si edhe te Zadrimes nuk jane perfshire ne sistemet masive te fushave si ne zonat jugore. Si rrjedhim ne keto fusha eshte punuar ne menyre mozaike nga autore te ndryshem pa nje koncept te qarte dhe unik. Pasojat duken qarte sepse sistemet kulluese nuk arrijne te largojne ne nje kohe te shkurter ujerat qe i inondojne fushat sistemimet e perrenjve lene shume per te deshiruar pritat pergjithesisht jane te ndertuara nga ndermarrjet pyjore te kohes me cilesi te dobet jane te uleta dhe me volum mbajtes mjaft te vogel. Prandaj eshte e domosdoshme qe te rehabilitohet sistemi kullues ne zonat e permbytura per largimin e ujerave brenda nje kohe sa me te shkurter duke kaluar edhe ne kullim me ngritje mekanike te zonave me te uleta ne qofte se do te rezultoje e domosdoshme.
b Mendoj se eshte e domosdoshme te ndertohet nje emisar i vecante qe te percjelle ujerat per ne det nepermjet Mortemzes nga Trushi i Poshtem duke perfshire edhe jugun e fushes te Malit te Jushit. Gjithashtu te rishikohen permasat e argjinaturave ne bashkerendim me rehabilitimin e sistemit kullues.
c Celesi i permiresimit te situatave qe provokojne reshjet e jashtezakonshme eshte germimi dhe sjellja e shtratit te Bunes ne gjendjen e koherave kur ishte e lundrueshme nga anije 50-100-toneshe rreth 50-60 vjet me pare. Ne ate kohe thellesia e Bunes ka qene rreth 2 5 - 3 metra. Por qe te realizohet kjo duhet te merren masa qe nga Kiri te mos vije me lende e ngurte per ne Bune.
d Eumlshte e domosdoshme te sistemoret perroi i Gjadrit me synim ndalimin e levizjes se lendes se ngurte per ne zonen fushore. Ky perrua ka nje pellg ujembledhes me vatra erozioni te shumta dhe te rrezikshme te cilat vihen ne levizje nga reshjet intensive qe ne kete zone shkojne deri ne 500 mm/24ore sipas matjeve pluviometrike ne fshatin Korthpul qe ndodhet ne qender te pellgut. Lenda e ngurte qe sjell ne sasi te medha ka mbathur shtratin e vet dhe shtratin qe e devijon kete perrua per ne Vaun e Dejes dhe zalli po i afrohet diges se Spathares. Prurjet e ketij perroi jane katastrofike. Ne nentor te vitit 2003 erdhi nje plote prej rreth 800m/sec e cila rrezikoi te cante argjinaturen e shtratit te devijuar ne kthesen e Naracit dhe po te kishte ndodhur mjere Zadrima.