E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje investimesh

Gjate ketij viti investimet e huaja ne Kosove kane shenuar nje rritje solide krahasuar me nje vit me pare ndersa interesimi i investitoreve per ambientin e biznesit ka qene shume me i madh se ne 2009-en thone autoritetet pergjegjese.

Mustafe Hasani kryeshef ne Agjencine per Promovimin e Investimeve ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise thote se viti 2010 ka shenuar rritje te investimeve deri ne 3 per qind. Ne 2009-en investimet e huaja ishin ne vlere prej 310 milione eurosh apo 30 per qind me pak se ne vitin 2008.

Nuk kemi ende nje statistike te sakte. Ne baze te aktiviteteve qe kane ndodhur dhe investimeve qe jane bere mund te pritet nje trend i njejte mund te jene pak me shume se ne vitin e kaluar por perafersisht investimet e huaja edhe kete vit jane ne ate nivel qe kane qene ne vitin e kaluar - me nje rritje shume te vogel prej 2 ose 3 thote Hasani.

Eksperte te ceshtjeve ekonomike thone se kjo rritje e investimeve eshte realizuar per shkak te privatizimit te kompanive te medha ne vend.

Agron Demi nga Instituti per Studime te Avancuara GAP thote se autoritet kompetente nuk kane krijuar strategji te duhur per investimet nderkombetare.

Shkaqet per kete jane permendur disa here jane strategjite e dobeta te Qeverise se Kosoves per ti joshur investimet e huaja ambienti i biznesit jo i pershtatshem per investitoret e huaj si dhe niveli i larte i korrupsionit.

Keto permenden si shkaqet kryesore edhe ne raportin e Bankes Boterore lsquoTe besh biznes thekson Demi.

Ne raportet e ndryshme te mekanizmave nderkombetare financiare gjate ketij viti Kosova nuk eshte paraqitur ne nivel te kenaqshem sa i perket ambientit te biznesit.

Ne nje hulumtim te Bankes Boterore Kosova eshte radhitur e 173-ta sa i perket mbrojtjes se investitoreve te huaj ne mesin e 183 shteteve ku jane bere matjet.

Mustafe Hasani shpreh bindjen se gjate 2011-es Kosova do te siguroje ambient me te pershtatshem per investitoret nderkombetare. Ai thote se do te behen perpjekje per eliminimin e procedurave te zgjatura per regjistrimin e bizneseve nderkombetare ne Kosove.

Per regjistrimin e biznesit kerkohen 10 procedura dhe merr kohe 58 dite ndersa kemi mundesi ti kemi 5 procedura qe marrin kohe 20 dite. Kjo ne menyre automatike - pra ndryshimet qe mund te vijne nga rekomandimet qe do tia bejme qeverise se re ndash mund te kete ndikime pozitive per nje rangim me te mire ne raportin e Bankes Boterore thote Hasani.

Nderkaq Agron Demi numeron hapat qe sipas tij duhet ti ndermarrin autoritetet pergjegjese karshi investitoreve te huaj

Nevojitet qe qeverisja e re ta shqyrtoje shume me seriozisht punen e investimeve te huaja direkt per shkak se nje gje e tille eshte konsideruar si nje nder perfitimet me te medha qe Kosova do ti kete pas pavaresise... E kjo nuk po verehet tre vjet pas pavaresise thote ai.

Ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise qe nga perfundimi i luftes jane regjistruar mbi 3500 kompani te huaja.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›