"Një vit i brishtë", Hamit Shamata boton romanin e ri
Shkrimtari dhe zëvendës ministri i arsimit Halit Shamata është rikthyer te lexuesit shqiptarë me romanin më të ri "Një vit i Brishtë". Një vit i Brishtë , një tekst i shtrirë në kohë dhe hapësirë, ku brishtesia e librit lidhet fortë me fatin njerëzor të një njeriu që ka lindur më 29 shkurt pra në një mot të brishtë. Ky libër përveç vlerave artistike letrare, shënon dhe fakte të vlerave morale të vendit tonë . Autori operon ngjarje në rrafshe të ndryshme kohore, nga diktatura, postumi i saj, demokracia e brishtë e në vazhdim. Ky libër u botua ditë më parë, ndërsa pasditen e së shtunës Shamata bëri promovimin e tij, ku shumë shkrimtarë dhe botues dhanë komentet dhe mendimet e tyre për veprën artistike .