E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turiste nga Izraeli, do të vizitojnë veriun e Shqipërisë

Alpet shqiptare tashmë tërheqin edhe vëmëndjen e turistëve të huaj. Një grup prej më tepër se 600turistëesh izraeliane do të vizitojë veriun e shqipërisë deri në fund të gushtit. Të programuara në 14 turne prej afërsisht 50 vetësh, këto grupe turiste të përbëra nga femra që janë vetëm gra dhe vajza intelektuale të fushës të medias dhe biznesit, do të shëtisin në Theth,Vërmosh dhe Bajram Currë duke u njohur me natyrën e egër malore dhe të bukur të maleve bë këtë zonë. Drejtoresha e agjensisë kombëtare të turizmit Nada Kollciu ka theksuar se ky turne do të ndihmojë në promovimin e turizmit në Shqipëri. Elton Noti specialist i drejtorisë të turizmit në MTKRS shprehet se ky turne do të njohë turistet izraeliane me pjesën e panjohur të shqipërisë. Ndërsa përfaqsuesja e "Destinacion Albania" Alma Balliu, agjensisa që ka marrë përsipër akomodimin e turisteve tregon se vlerat e vendit tonë duhen ekspozuar edhe për vendet e tjera duke rritur çdo vit numrin e vizitorëve, sepse Shqipëria veç të tjerave posedon dhe mikpritjen si një vlerë të saj. Këto gra janë përzgjedhur mes 3000 aplikimeve, sepse në këtë turne ato do të përballen edhe me konkurse dhe gara fizike duke e bërë qëndrimin edhe më të këndshëm. Një pjesë e tyre kanë ardhur që më 27 maj në Shqipëri ndërkohë që një tjetër grup pritet rreth datës 3 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›