Një vit pa viza, sukses dhe pak zhgënjim

Në muajt pas kësaj date, shqiptarët i respektuan në përgjithësi rregullat e lëvizjes brenda zonës Shengen.
Përgjatë këtij viti, rreth 422 mijë e 363 qytetarë që për herë të parë udhëtuan drejt vendeve “Shengen”, vetëm me një pasaportë biometrike.
Megjithatë, procesi nuk shkoi edhe aq mirë, veçanërisht gjatë muajve shtator-tetor dhe nëntor të këtij viti, pasi pati një fluks të madh shtetasish që kërkonin azil kryesisht në Belgjikë. Qytetarët nga Shkodra, por edhe nga disa zona të tjera të vendit kishin marrë disa vërtetime në njësitë vendore se gjoja ishin në gjakmarrje. Kjo bëri që numri i shqiptarëve që kërkonin të rritej tejet shumë, çka detyroi autoritetet belge që të kërkonin shpjegime dhe masa nga qeveria shqiptare.
Për këtë arsye, një zyrtar i lartë i policisë së Belgjikës mbërriti në Tiranë, duke u kërkuar autoriteteve shqiptare që të ndalnin fluksin, teksa bëri me dije se asnjë shtetas nuk do të përfitonte azil. Rritja e azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria, shkaktoi shqetësim në Bashkimin Evropian, ku aktualisht po paralajmërohen masa deri në rikthim të regjimit për vendet që nuk zbatojnë kriteret. /S.Ll/Start/
2011-12-15 14:38