Tatimet sekuestrojnë 350 milionë lekë mallra

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka zhvilluar kontrolle në rreth 1000 biznese, ku rezulton se disa prej kompanive ushtrohet veprimtari jo në përputhje me legjislacionin tatimor, si diferenca në inventare dhe deklarime të rreme të bilanceve ekonomike të tyre.
Mallrat e sekuestruara janë kryesisht ushqimore, materiale ndërtimi, birra, pije freskuese, mobilje e prodhime druri, etj. Gjithashtu, janë bllokuar dhe konfiskuar 30 subjekte me aktivitete të ndryshme që rezultuan pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Gjatë kontrollit janë vendosur rreth 2 milionë lekë penalitete në 15 tatimpagues, të cilët nuk lëshonin kupon tatimor apo nuk kishin të instaluar paisjet fiskale, rreth 50 lloje artikujsh të konfiskuar në sasira të konsiderueshme pasi qarkulloheshin pa fature tatimore, janë rezultatet e një kontrolli te ushtruar ne rreth 1000 subjekte te tregtimit të mallrave, në një periudhë kohore 14 ditore nga strukturat e Drejtorisë të Hetimit Tatimor, ne te gjitha qytetet kryesore te vendit.
Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të respektojne detyrimin ligjor të lëvizjes së mallrave vetëm nëpërmjet dokumentave tatimore, dhe shpreh angazhimin se do të penalizojë të gjithë ata tatimpagues të cilët do të konstatohen që kryejnë shmangien e detyrimit të tyre ligjor. /Start/
2011-12-15 14:59