E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Epoka, partner në Projektin e BE-së, Tempus

Në këtë kuadër Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë këtij institucioni bën bën me dije, që Universiteti Epoka është partner në Projektin Tempus, përkrah universiteteve të tjera evropiane dhe të rajonit.

Projekti “Inovacioni dhe implementimi i kurrikulave në studimet profesionale në fushën e televizionit dixhital dhe multimedia” (Innovation and implementation of the curriculum vocational studies in the field of digital television and multimedia: RICUM), ka nisur në muajin Shtator të vitit 2011 dhe mbaron në vitin 2014.

Koordinator i projektit është Shkolla e Inxhinjerisë Elektrike dhe Studimeve Profesionale të Shkencave Kompjuterike në Beograd (Serbi). Në projekt marrin pjesë 7 partnerë nga rajoni dhe BE, duke përfshirë ketu edhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit të Universitetit të Durrësit. /Start/

                                                                                             2011-12-15 15:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›