Një vizitë “pune”
• Skënder Minxhozi
Ka kaluar pa shumë bujë dhe komente viz
ita që shefja e diplomacisë greke kreu në Shqipëri para pak ditësh. Ndoshta efekti “Gërdec”, me gjithë komplikacionet e njohura që tërhoqi pas vetes, bëri që reflektorët të drejtoheshin tjetërkund, e jo në podiumin ku Bakojanis reklamoi edhe një herë disa kërkesa të papritura. Informacionet që vijnë nga takimet që ministrja Bakojanis pati me nivelet më të larta të shtetit, flasin për pretendime të qarta të palës greke, në lidhje me statusin e minoritetit grek në Shqipëri, përfshirë kërkesën e habitshme për licencimin e një stacioni televiziv për minoritetin, apo për përfshirjen e përfaqësuesve minoritarë në instancat vendimmarrëse të mediave tona kombëtare.
Se për çfarë të drejtash të minoritetit bën fjalë diplomacia greke, ky vazhdon të mbetet një element disi misterioz dhe subjektiv. Shteti që nuk njeh asnjë minoritet në territorin e tij, shteti që rregullisht keqtrajton emigrantë dhe që ka një nivel ksenofobie mjaft të përhapur në popullatën e gjerë – ky shtet pra, që tund prej dekadash flamurin e Perëndimit e të të drejtave në rajonin tonë, u kërkon të tjerëve atë që vetë e sheh me përçmim dhe që e injoron duke e shkelur përsipër. Është thënë dhe stërthënë që në këtë vend minoriteti, apo më mirë minoritetet, kanë pasur të njëjtin fat me popullsinë tjetër shqiptare. Vuajtjet nëpër të cilat ata kalojnë sot, janë vuajtjet nëpër të cilat ne të tjerët, të “zakonshmit”, po kalojmë në vendin më të varfër të Evropës. Përdorimi i tezës së minoritetit grek nga ana e Athinës zyrtare, me qëllimin e pandershëm të anashkalimit të çështjeve të tjera sensitive si çamët, statusi i emigrantëve tanë në Greqi e së fundi edhe njohja e Kosovës, është një hile sa e vjetër, aq edhe e konsumuar.
Nëpër dhëmbë dhe kalimthi, ministri ynë i Jashtëm ka mundur ta shqiptojë problemin e të drejtave pasurore të popullsisë çame. Një hap që me siguri në MPJ dhe në pjesën tjetër të shtetit përjetohet si një akt trimërie dhe përmbushjeje e një misioni, i cili në fakt vijon të mbetet i papërmbushur dhe i pamarrë në konsideratë nga ata që duhet të hedhin hapin e parë. Duke e prekur përciptazi dhe me një nxitim të dukshëm këtë temë para opinionit publik, diplomacia jonë, paralelisht me afishimin e një qëndrimi zyrtar lidhur me çështjen në fjalë, shpalos edhe karakterin sipërfaqësor me të cilin e trajton problemin, si dhe pozitën e kompleskuar të nxënësit para mësuesit, me të cilën na shfaqet sa herë që ulet në një tryezë bisedimesh me palën greke.
Greqia është aktualisht aleati rajonal kryesor i Tiranës zyrtare. Me daljen e Italisë në planin e dytë (prania e të majtës së Prodit dhe sjellja e qeverisë Berisha pas 3 korrikut, ka sjellë ftohje në të dy anët e Adriatikut), tashmë Athina shihet si partneri kryesor rajonal, me gjithë gjallërimin e Turqisë. Në këto kushte, pala shqiptare e ka të pamundur të prononcojë diçka më shumë sesa gjysmë frazash dhe çerek qëndrimesh, kur është fjala për të balancuar sadopak qëndrimin fshikullues grek ndaj shtyllave kryesore të dosjes shqiptaro-greke.
Për këtë arsye, pozicioni i tkurrur i zyrtarëve shqiptarë gjatë vizitës së Bakojanisit, është i lexueshëm, por jo domosdoshmërish i kuptueshëm. Shqipëria është një vend që po bëhet gati të marrë ftesën për në NATO. Do të mjaftonte kjo rrethanë, për të nxjerrë në pah sesa të çekuilibruara dhe hipokrite janë marrëdhëniet tona me Greqinë, e cila, megjithëse një aleate potenciale brenda Aleancës Atlantike, është njëherazi një vend që mban ende në këmbë një ligj lufte ndaj nesh. Pra, do të kemi aleat një shtet me të cilin jemi formalisht në luftë! Kjo nyje juridiko-diplomatike që s’ka Zot ta zgjidhë (jo sepse është e vështirë, por sepse kështu u intereson grekëve), reflekton e vetme, absurdin e marrëdhënieve tona me fqinjin jugor, i cili sa herë që zbret në Tiranë na paraqet listën e detyrave të shtëpisë, por nga ana e tij, nuk pranon të shfuqizojë situata juridike dhe statuse ligjore groteske, që datojnë nga koha kur luftonte me ushtrinë e Duçes nëpër gërxhet e Jugut të Shqipërisë. Këtë a ia tha njeri Bakojanisit në Tiranë?! Ndoshta, por ne s’dëgjuam gjë!