Zhduket 16-vjecarja shqiptare, policia kerkime intensive
FERMO - Zhduket nje adoleshente shqiptare ne Itali. Familja dhe policia jane duke bere kerkime te shumta per vajzen me emrin Nadia, ne rajonin e Ortezzano ne zonen e Piceno, por deri tani nuk kane bere te mundur gjetjen e saj. Lajmi raportohet nga media italiane, sipas se ciles, 16-vjecarja me origjine nga Shqiperia eshte larguar me nje makine te llojit, "Fiat Punto", ngjyre blu, qe drejtohej nga nje persona i panjohur nga njerezit te cilet kane pare adoleshenten te largohej. Vajza qe sipas policise italiane, jeton prej kohesh ne Ortezzano, se bashku me te motren me te madhe, ka floket ngjyre geshtenje dhe zakonisht i mban te mbledhura pas koke. Dhe syte i ka te se njejtes ngjyre, geshtenje dhe eshte e gjate rreth 160 centimetra.
Policia ka informuar se, ne momentin e zhdukjes 16-vjecarja me origjine shqiptare, Nadia ka pasur veshur nje pale pantallona xhinse ngjyre blu si dhe bluze te zeze, te shkurter. Ne bluze ka te shkruar nje fraze nga njera shpatull ne tjetren. Policia ka bere te ditur per median se eshte duke hetuar ne te gjitha pistat e mundshme nderkohe qe kerkojne bashkepunimin e te gjithe njerezve qe mund te kene dijeni per kete ngjarje. Te gjithe banoret e zones se Montottones, ku eshte zhdukur e reja, qe mund te kene informacione, mund te kontaktojne ne numrin e telefonit, 0734/776007.