E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori 20 mije leke ryshfet, pranga policit nga SHKB

Artan Cena

TIRANE - Ryshfeti prej 20 mije lekesh, i ka kushtuar lirine, nje efektivi policie. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne polici, ka arrestuar ne oret e para te mengjesit te djeshem, oficerin e policise Qamil Brahajn, 27 vjec, me detyre specialist ne sektorin e vjedhjeve te makinave ne Komisariatin numer 4 ne Tirane, nen akuzen e "mitmarrjes". 27-vjecari i cili kishte mbaruar dhe Akademine e Rendit, kishte disa kohe qe punonte ne kete institucion. Por rreth ores 03:25 minuta te dites se djeshme, gjate nje aksioni te efektivave te SHKB-se, ai eshte vene ne pranga ne flagrance, ne momentin kur ka qene duke nxjerre makinen e nje te riu nga Komisariati numer 4, pasi e kishte bllokuar disa ore me pare. Ka qene ora 23:30 minuta, kur 27-vjecari efektiv i policise, ka ndaluar nje makine ne te cilen udhetonte djali i Abdulla Fezajt. Oficeri ka ndaluar makinen dhe ka shoqeruar te riun per ne ambientet e Komisariatit, si dhe ka bllokuar makinen, nje "Volksvagen Golf". Pikerisht ketu ka nisur dhe historia qe ka vene ne pranga policin.

Arrestimi

Nje punonjes i policise se Tiranes eshte arrestuar nga koleget e tij te SHKB-se, me akuzen e "mitmarrjes". Lajmi eshte bere i ditur nga policia, e cila ka njoftuar se ndalimi i policit eshte bere ne nje operacion te organizuar nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem (SHKB) ne Ministrine e Brendshme, ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes, pas denoncimit te bere nga i demtuari Abdulla Fejza. "Efektivat e SHKB-se, kane vene ne pranga Qamil Brahjan, me banim ne Sauk, specialist ne sektorin e luftes kunder vjedhjes se makinave prane Komisariatit numer 4, te Policise se qarkut Tirane", kane bere te ditur burimet zyrtare te policise.

Policia

Sipas tyre, specialisti Brahja, me nje eksperience pune 6-vjecare ne strukturat e Policise, eshte kapur ne flagrance ndersa merrte 20 mije leke ryshfet nga babai i te ndaluarit, Abdulla Fezaj. Pas hetimeve u zbulua se polici i kishte kerkuar parate ne kembim te nje favori qe do t'i bente nje personi per t'i nxjerre nga mjediset e policise nje makine, e cila ishte bllokuar, me pretendimin se kishte probleme me dokumentacionin. Ndalimi i Brahaj eshte bere ne momentin kur ai ka qene duke nxjerre makinen jashte institucioni te policise. SHKB-ja, kishte marre informacione ne lidhje me kete ngjarje dhe i ka ndenjur gati, ne momentin kur e ka nxjerre makinen jashte, duke e vene menjehere ne pranga.

Hetimet e policise dhe prokurorise

Grupi hetimor ka siguruar materiale te shumta hetimore, mes tyre edhe pamje filmike ne funksion te dokumentimit ligjor te kesaj ngjarjeje. Polici eshte shoqeruar ne ambientet e policise, ku mesohet se do te qendroje ne pritje te vleresimit te mases se sigurise ne ngarkim te tij.

27 Shtator 2008

Operacioni "Ballkan Antitrafik" prangosi dhe te fundmin e grupit. Polici i komisariatit numer 6 ne Tirane, Gezim Dragoti akuzohet si pjese e trafikut nderkombetar ne narkotikeve, i perfshire ne nje tentative te transportit te 75 kg hashash.

8 shtator 2008

Vlore- Nje punonjes policie eshte vene ne pranga me akuzen e "shkaterrimit te prones" dhe "prishje te qetesise publike". Sipas burimeve te policise se Vlores, 25-vjecari Aleksander Isufi eshte arrestuar, sepse ka qelluar me arme ne nje lokal lojerash fati.

15 Gusht 2008

Agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne drejtorine e Shkodres, i kane vene prangat rreth ores 10:00, dy efektivave te policise Petrit Nikollit, shef linje i qarkullimit rrugor ne komisariatin e Pukes dhe vartesit te tij, policit Besnik Sokoli.

31 Tetor 2007

Nje punonjes i policise eshte arrestuar nga koleget e tij, pasi u akuzua per "shfrytezim prostitucioni", Burime nga policia thane se arrestimet ishin kryer ne saje te operacionit te koduar "Hinka", i cili coi ne pranga Bajram Liken, 46 vjec, efektiv i policise se objekteve.

7 korrik 2007

Burimeve zyrtare te policise lokale, thane se eshte arrestuar ne flagrance Ndricim Ocka, punonjes efektiv i uniformave blu te policise se qarkut te Elbasanit. Ne prangat e policise lokale kane rene edhe dy djemte e tij, te cilet akuzohen per armembajtje pa leje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›