Liga Arabe kundërshton ndërhyrjen ndërkombëtare në Siri
Agjencia zyrtare e Sirisë bëri të ditur se Liga Arabe kundërshton ndërhyrjen ndërkombëtare në Siri. Raporti i kësaj agjencie, përmend shefin e Ligës Arabe, Nabil al Arabi, i cili mund ta këtë bërë këtë vërejtje gjatë bisedimeve me presidentin sirian, Bashar al Asad.
Al Arabi po qëndron në Siri për t`i bërë presion këtij vendi që të ndal shtypjen e dhunshme të protestave. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 200 njerëz-kryesisht civilë, janë vrarë në Siri që kur nisën protestat anti-qeveritare në muajin mars.