E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerëzit që i duhen këtij vendi

Populli, mjerisht, nuk ka para ssh as nji rregullore zgjedhjesh, as nji ligjë për cilsít e të zgjedhunvet, s'e dij a ka me qênë i zoti me i çmue njerzit qi i duhen, vetëm me mênde të vet, pa nji drejtim ligjuer." Një shkrim aktual ku Mustafa Kruja shtron "kriteret" e atyre që duhet të qeverisin këtë vend. Pse kultura është e para provë që duhet të japin këta burra.

Cikli i botimeve me shkrime të Krujës vijon me "Mbledhja Kombtare Konstitucjonale" por me titull redaksional "Njerëzit që i duhen këtij vendi". Është një analizë e ngritur mbi shtratin e dijeve të politikanit, të publicistit, intelektualit dhe qytetarit të ri të shtetit më të ri në botë.


MBLEDHJA KOMBTARE KONSTITUCJONALE
Mustafa Kruja

Shkodër me 14-11-1920
Me telegramin qarkuer të djeshëm Qeverija e jonë po lajmon popullin, nepërmjet të Prefekturavet, se prej 15000 shpirtësh të secilës krahinë do të zgjidhet nji Delegat fuqiplotë për me marrë pjesë në Mbledhje Kombtare Konstitucjonale, qi do të hapet në Tiranë më 19 të majit qi vjen.

Nuk dij se a janë shum a pak në Shqipní ata qi kanë mundun me u dhânë kuptimin e rândësìn e vërtetë tri fjalvet, me të cillat po pagzohet Mbledhja e Pergjithshëme e Tiranës. Un dyshoj, s'besoj të jén shumë, mbasi edhe vetë s'jam i sigurtë qi t'i kem rà shêjit ku duhet.

Në gjuhët e hueja e në veprat e shkrueme n'ato gjuhë mbi të drejtën përngrefsore (Droit constitutionnel) nuk gjêjmë mbledhina të cilsueme n'atë mënyrë. Ka "Assemblée Générale", "Assemblée Nationale" e "Assemblée Constituante", por jo "Assemblée Nationale Constitutionnelle", sikurse kishte me u përkthye êmni i dhânun mbledhjes s'onë.

Pra un po due me besue se me adjektivin "Konstitucjonale" âsht dashtë me u dhânë kuptimi i fjalës "Costituente". Kështu qi mbledhja me 10 Dhetor e Tiranës kishte me qênë nji "Assemblée Constituante", të cilën un due me e quejtë në gjuhë t'onë "Mbledhje Përngrefse".

Sa për adjektivin tjetër "Kombtare" qi âsht futun ndërmjet, kisha me thânë se, me tê, âsht dashë me i u dhânë ksaj mbledhje nji formë e nji kompetencë "double" si "Assemblée Nationale" edhe si "Assemblée Costituante", në mos gabofsha, njashtu si bânë Gjermanët me mbledhjen e përgjithëshme të tyne mbas rivllesës (Révolution) së fundit, me të cilën krijuen Perandorín Republikane.


Kët kritikë të shkurtë nuk po e bâj aspak për pedantizëm, por, tue mos gjetun në lajmin telegrafik tjerë elementa ku me u mbështetun, u mundova me zhvillue karakterin e mbledhjes me nji ndërpretim të titullit.

Pra, në mos paça gabue në kuptim të saj, mbledhja qi populli shqiptar po thirret me bâmun në kryeqytet të përkohshëm më 10 të Dhetorit 1920, ka nji rândësì aqë të madhe për jetën t'onë shtetore, sa as nji prej mbledhjevet të përgjithëshme qi kemi bâmun deri sot s'e ka pasun. Ç'do Shqiptar qi e çmon kët rândësì do të përgëzohet me qeverìn për masën e urtë që ka marrë.

Mbledhja Përngrefse ka për barrë kryesore rregullimin e themelevet të Shtetit me ânë të ligjës themelore (Constitution-Përngrefme a Përngrefsí) e cila cakton të drejtat politike të popullit, formën e regjimin e qeverìs, organet e saj, mënyrën e veprimit të këtyne e lidhjet qi duhet të kenë shoq me shoq.

Pa këtê as nji Komb s'mund të thotë se formon Shtet më vete të pavarëm. Shtet quhet nji pjesë e pavarme e njerzìs qi ka nji tokë të caktueme ku mbretnon me anë të nji qeverije të dalun prej gjinit të vet. Pra populli e toka janë lândët e para me të cilat mund të ngrifet Shteti.


Por në ç'mënyrë, me ç'farë mjetesh e konditash ai popull e sundon tokën e vet? Cilët janë kryet, krahët e sa misa tjerë me rândësì të trupit qeveritar? Si, me ç'farë rregullimi veprojnë këto gjymtyrë të Shtetit?

Ç'të drejta e detyra i janë dhânë e ngarkue secilit njerí përpara popullit gjithmbarë, përpara Shtetit, përpara qeverìs, qi âsht përfaqsuesja e këtyne etj. etj.?

Në nji vênd ku të tâna këto pyetje nuk gjêjnë nji të gjegjun të këthielltë e të plotë s'mundet me pasë Shtet të pavarëm, veçse mundet me kênë lânda e Shtetit, e cila po s'u përdorue me kohë në mënyrë të caktueme prej mësimeve qi na apin shqenca shoqnore e historija, kalbet e shkon dâm.


Në këtê situatë gjindet sot atdheu i jonë. Populli shqiptar më 1912 qe fare i pagatuem për nji jetë thjesht të pavarme. Shumica e madhe as nuk e deshironte at jetë.

Por përpara dilemës a me u damun copash e me bjerrë shpresën e lirìs përgjithmonë apo me i u shtrue faktit të kryem prej luftës balkanike e prej vêndimit të Konferencës së Londonit, na u desht me pëlqye e me përkrahun këtê të fundit. Por qysh në ças të parë dhàm prova të mjerueshme mbi pazotsìn t'onë me bartë nji barrë t'atillë.

Mbledhja Kombtare e Vlonës, e cila s'përmblidhte në gjì të vet as të katërtën e pjestarvet, qi kuptojshin se ç'donte me thânë ajo e se ç'detyra i përkitshin me krye, formoi nji qeverì të përkohshme pa as nji themel shqensuer e pa as nji kriter praktik.

Kjo qeverì, e mbështetun vetëm në diplomatìn europjane për shpëtimin e atdheut nuk mêndoi me bâmun kurr nji sênd, pak s'paku nji projekt mbi kartë për organizimin e jetës se ré të kombit.

Me qeverìn e përkohëshme të Vlonës nuk ndryshoi shum as qeverija mbretnore e Durrsit. Vullneti i Europës u la me shkue fort tepër kufîjvet të lirìs s'onë, qi ajo vetë, për arsyena e interesa politike të vetat, kishte pà me udhë me na dhânë. Ishte dashtë qi na t'u faleshim nderës fuqivet të Mëdhaja për Pavarmenì e mbretin qi na dhânë, por mos me lânë me u sht mâ andej në rregullim të shtëpìs s'onë, me na mësue, a mâ mirë, me na urdhnue se qysh e mbi ç'plan me e ngrefun; si e tek me e shtrue e me e veshun, ku e si me i rreshtue sahanat e kusijat.

Këto sende na përkitshin vetë neve si të drejtat e detyrat mâ të shêjtat e themeloret. Nuk e kuptuem e me ket i diftuem edhe Europës se deri ku e kishim meritue jetën e lirë! I a lamë shtigjet hapët me intrigue gjithkahë e me na ndërtue nji shtëpi prej karte, gadi me i dalë fundi në maje me të parën erë qi do të frynte!


Përngrefma (Constitution) e Shtetit shqiptar duhej te dilte prej dorës e shpirtit të popullit shqiptar e jo prej makinës intriguese të Komisís së Kontrollit qi ishte ngarkuem me këqyrë, punë krejt e natyrëshme, vetëm interesat e Europës, gjithmonë kundërshtuese shoqe me shoqe e me gjallnín t'onë.

Në mos ishim të zotë na pa ndihmë të huejve, si ç'âsht e vërtetë, me i dalë në krye nji pune aqë delikate e të rândësishme, kishim mundun me gjetë ndihmëtarë privatë në Europë, njerëz thjesht të shqencës e të ligjës, e jo me u dhânë në duer të misjonarve të diplomatís dhelpnore t'Europës.


Ndjekse besnike e dy qeverivet të para duel edhe e përkohshmja e Durrsit. Mbledhja Kombtare e Dhjetorit 1918, nën zaditjen ushtarake e ndër intrigat politike të nji fuqís së Madhe, mundi vetëm të shfaqë vullnetin e kombit shqiptar për themelimin e nji qeverije në vênd të nji "comitato esecutivo", të porositun prej Rome, tue u bazue mbi vêndimet e Konferencës së Londonit 1913.

As mbledhja as qeverija nuk mundën me mêndue se në mes të popullit e të qeverís qi e sundon e ndërmjet organevet të ksaj duhet me pasë nji kontrakt të shkruem, i cili e ka për qëllim, në ç'do Shtet, me lidhë të dy anët e mos me lânë të parin qi të fikë Vêndin e veten me kryengritje politike të përditëshme kundra abuzave të së dytës e me i a mbyllun kësaj shtiqet e dhespotís së veshun me robën e hiqmet-i-huqumetit!

E kështu arrijmë në Kongresin e Lushnjes, i cili leu jo prej kujdesit për me rregullue jetën politike e shtetore të kombit mbi baza shqencore e praktike, aqë sa prej preokupacjoneve e konsideracjoneve të posaçme e të përkohshme; dhe prandej krijoi organe shtetorë pa farë kohesjoni në mes të tyne e aspak të pajtueshëm me moralin e karakterin e popullit shqiptar.


Tue marrë para ssh positën e posaçme t'organit me të cilin kam nderën me u paraqitun bashkatdhetarvet të mi këto mêndime e tue mos e dijtë se deri ku munden me qênë kuptimet e mija në pa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›