E Diel, 1 Nëntor 2026

Të fitosh zgjedhjet me gërshërë në dorë

Nga Anastas PJETRI
Termi ndryshim është ndoshta më i përdorshmi sot nga liderë të çdo ngjyre politike dhe jo politike. Nga koha për ndryshim te Shqipëria po ndryshon, slogan ky i PD, te  slogani për ndryshimin i PS, ku z. Rama po e lançon në takimet me të rinjtë, të ashtuquajtur vullnetare. Duket se kane rënë në dashuri me ndryshimin, koincidencë  ndoshta me 14  shkurtin ditën e Shën Valentinit. Me ndryshimin dhe për ndryshimin   hyri PD në zgjedhjet e 2005 dhe i fitoi ato. Me të njëjtin term po përgatitet kreu i opozitës Rama, për fushtatën e re zgjedhore që po afron. Një konkurrencë sloganesh  ku secili krah i politikës kërkon me ngulm të drejtën e autorit për të famshmin  ndyshim. Në pozitë më komod është vetëm kreu i socialisteve. Është më komod edhe me sloganin kuptimplotë që po përdor. E ndërsa për PD ky term është i papërshtatshëm,  pa aktualitet, jo në kohën dhe ne vendin e duhur, me inflacion, shkurt  i zhvlerësuar PD  duhet të mendohet mire se me çfarë do të dalë këtë herë? Gani Bobi i TV Klan, Zogby i TOP Channel dhe parashikuesja Charlota e Arian Canit janë vetëm sondazhe dhe fallhedhje. Sondazhi është vetëm sondazh dhe i bërë 4 muaj para. Çfarë do t'u thuhet   këtë herë shqiptarëve, të cilët fatkeqësisht i ngjajnë një tufe pa bari. I ngjajnë një magazine pa inventar. Shqiptarët vazhdojnë të bredhin rrugëve të dëshpëruar. Vazhdojnë të hyjnë e të dalin nëpër kafene, bilardo, lojëra fati, llotosporte dhe ku vetëm në vitin që sapo shkoi 2008 zbrazen xhepat e tyre me një shifër 520 milion dollarë. Koha për ndryshim e 2005 apo Shqipëria po ndryshon" në vijim, ka mbetur  si hije prapa. Ishte thjesht një kohe si gjithë të tjerat, e cila ashtu si hyri doli. Një realitet  i vështirë që e vështirëson mënyrën e të bërit fushatë elektorale bindëse me qytetarët. Ata nuk të dëgjojnë më ti flasësh për të disatën herë për të njëjtën gjë. Prandaj dhe  ndoshta të gjitha shpresat janë të ashtuquajtura arithmetika elektorale e sistemit zgjedhor dhe e aleancave të fshehta pa dallim ngjyre, partie, personi dhe koalicioni. Mos ndoshta rezultati është vendosur pa u bërë zgjedhjet. Sikur të ishte kështu atëherë vota e shumicës së shqiptarëve nuk do të shkojë atje ku duhej dhe sovrani do të mbetej përsëri me gisht në gojë. Gjithçka mund të ndodhë. Qëllimi justifikon të gjitha mjetet. Kjo tashmë dihetë. Por të dalësh me gërshërë në dorë duke prerë shirita pa mbarim nuk është më mjet. Madje është një mjet i keq, që nuk të sjell dobi leverdi,  rendiment, sukses. Gërshërët në dorë nuk janë më pragmatike, racionale, madje dhe estetike. Edhe rrobaqepësit më me përvojë do ti vinte një mendje e keqe për të braktisur  rrobaqepësinë dhe të merrej me politikën. Të bësh fushatë elektorale me gërshërë në dorë është njësoj si ai mësuesi i klasës së parë, që u zgjedhon fëmijëve foljen pres në mënyrë të çakërdisur: "Unë pres shirita inagurimi. Ti nuk pret shirita inagurimi. Pra  na kërkohet që ne të besojmë tek këta që qeverisin, d.m.th që presin shirita. Vetëm kaq? Kaq mjafton? Politikanë që na ofrojnë besimin e tyre. Personat që na japin  besimin e tyre të plotë kujtojnë se kanë fituar kështu të drejtën që edhe ne t'u japim besimin tonë me votë. Ky është një gabim. Të drejtat nuk fitohen me dhurata gërshërësh. Kurrë sduhet harruar. Sa më shumë lartë të jemi, sa më shumë që ngrihemi apo kërkojmë të ngrihemi, aq  më shumë të vegjël dukemi në vështrimet e atyre, që nuk dinë apo nuk duan të fluturojnë. Pikë së pari në një sistem proporcional shkohet me një parti të performatuar, që të sjellë besim. PD po shkon në zgjedhjet e qershorit më e mbyllur se kurrë. Në këtë formacion mungon që prej vitesh të tëra i ashtuquajturi guxim në parti. Delet e gjora sot e kësaj dite i thonë udhëheqësit të tyre: Ec gjithnjë përpara, dhe ne nuk do të na mungojë kurrë guximi për të ndjekur. Por, udhëheqësi i gjorë mendon nga ana e tij: Më ndiqni gjithnjë dhe mua nuk do të më mungojë kurrë guximi, që duhet për tju udhëhequr. PD e sotme, as ka dashur të të hapej ndonjëherë ndaj shoqërisë civile, botës akademike, universitare, mediave, biznesit, as edhe ndaj të ashtuquajturve qëndrestarë, apo themelues të saj. Hapja e saj është baraz me fenomenin nxirr e fut. Del Ceka, del Pollo dhe më pas futu Ceka, futu Pollo. Kjo është të luash komedi para vetes. Një PD me komedianë të pandreqshëm, që shtiren për 20 vite me radhë. Me individë krenarë, që për të ngritur ndjenjën e dinjitetit të tyre, përfitojnë nga mjedisi i tyre rrethues, aq i mëshirueshëm për të ngritur në institucion poshtërsinë e tyre. Këta janë ata, që për poshtërsinë e tyre kanë nevojë për një qen, të tjerë për një mik, të tjerë akoma për një femër, apo për një parti dhe së fundi në raste tepër të rralla, për një epokë të tërë. Po shkon në zgjedhje pa një Kuvend Kombëtar, pa Këshill drejtues, por me një grup parlamentar inekzistent si i tillë, të përqasur si ushtarë por kurrsesi si parlamentare. Po shkon në zgjedhje vetëm me duetin demokratik Berisha-Topalli. Dhe pas tyre, të gjithë dishepujt, tashmë totalisht  të tufëzuar. Këtë herë, nuk ka as edhe KOP, i cili që në ditët e para u tret si kripa në ujë. KOP-i, gjoja me shkallën e lartë të  ekspertizës profesionale, hartoi platformën e reformave të mëdha, i ngjan përrallës Na ishte njëherë KOP-i. Shqiptarëve nuk mund tu thuash më  koha për ndryshim. Nuk mund të firmosësh më nën emrin e ndryshimit. Shqiptarët nuk panë gjëkundi agimin e bardhë kombëtar, për vete dhe për fëmijët e tyre. Nuk munden të pastronin së bashku  mendjet dhe shtëpitë e tyre nga intoleranca, hakmarrja, babëzia, abuzimi, nepotizmi, brutaliteti, polarizimi, përjashtimi. U shmangën me lezet ato figura, që mendonin ndryshe. Racionalët e PD, mbetën në mes të rrugës, deri në buzë të greminës dhe triumfuan besimtarët e saj. Nuk ka liri, infrastrukturë demokratike brenda dhe jo jashtë saj. Më shumë se të lirë, sot shqiptarët janë të trembur. E çna duhet liria, kur humbet siguria për të tashmen dhe të nesërmen. Fituam lirinë dhe humbëm sigurinë. Nuk mjafton të thuash, se heq dorë nga çdo padi civile dhe penale ndaj mediave, kur gjen  rrugë të tjera për ti mbyllur gojën. Sot, fluturohesh për hiç mos gjë nga vendi i punës dhe ske ku të ankohesh. Pa pikën e turpit, i bie gjoksit për liritë dhe të drejtat e të tjerëve, gati inekzistent dhe harron shqiptarët, që humbin pa lënë gjurmë, që vriten dhe vetëvriten, sikur të ishim në gjendje lufte. A ndryshoi me të vërtetë emigracioni? Garantimi i të drejtës së votimit, të emigrantëve duket se mbeti vetëm një ëndërr. Asnjë kuadër ligjor për ti mundësuar faktit që emigrantët të riktheheshin dhe të investonin në vendin e tyre. Ku janë qendrat kulturore, me mësuesit dhe librat  e mësimit të gjuhës shqipe, në vendet ku ata punojnë? Ku janë shkollat verore në Shqipëri për fëmijët e tyre? Gjepura, vetëm gjepura. Konsullatat dhe ambasadat tona, të hapura çdo fundjavë dhe kjo vetëm e vetëm për të plotësuar orekset e turpshme të trupit diplomatik dhe aspak  të emigrantëve. Emigrantët, ky mall i pashuar që qeverisja e djathtë i deshi aq shumë. Edhe pse i vuri vetes qëllim, për privatizim të plotë e të shpejtë, shndërrimin e Shqipërisë në vendin më tërheqës për investime, zbatimin me rigorizitet të ligjeve të  konkurrencës, zgjidhjen përfundimtare të problemeve të pronësisë së tokës, përsëri 100 mijë shqiptarë çdo vit, forca më aktive emigrojnë jashtë dhe së bashku me ta e ardhmja e tyre, rinia. Kombi ynë përsëri me sytë nga deti, me sytë nga qielli. Kjo është deviza e jonë. Ku është ulja e taksave dhe thjeshtimi i tyre? Shqiptarët paguajnë taksa pa përfituar. Paguajnë taksa pa patur mundësi të paguajnë. Shqiptarët vazhdojnë të rripen nga KESH, Telekom, Reifaisen-Bank dhe nuk ka kush ti mbrojë. Në cilin vend  të botës ndodh që banka më e madhe në vend të sillet me qytetarët, sikur të ishte një skllavopronarë në kohët moderne. U pompuan zonat e lira ekonomike dhe parqet industriale dhe rezultati, një nul. Ku është kreditimi, bursa, funksionimi i saj? Ne vazhdojmë të mbetemi një mjedis pro import, sesa pro eksport. Kapitalet e huaja janë të trembura, stimujt mikroekonomikë vetëm belbëzojnë. Shkollat, të ulëta, të mes

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›