E Diel, 1 Nëntor 2026

“Njeriu është një fazan i madh mbi tokë” nga Herta Muller



Është gjithmonë e vështirë të shkruash një parathënie sepse vetë fjala mbartë në vetvete helmin e tradhtisë; të thuash parakohe, të zbulosh diçka që është paracaktuar të zbulohet vetëm më vonë. Megjithatë mbase duhet vënë në dukje se parathëniet dhe pasthëniet ekzistojnë që prej kohësh dhe kësaj nuk mund ti bëjmë bisht. Çështja ndërlikohet dhe më tepër kur kemi të bëjmë me vepra për të cilat nuk mund të thuhet asgjë me fjalë. Ne sapo kemi hyrë në fushën e pikturës. Ne nuk kemi më përpara nesh një libër, faqe të mbushura me germa që formojnë fjalë të cilat zgjojnë brenda nesh domethëniet që ato duan të thonë dhe që madje shpesh , fal keqkuptimeve fatlumtura, domethëniet që ekzistojnë vetëm në një botë, në atë të lexuesit, kështu shprehet përkthyesi Urim Nerguti, gjatë parathënies së librit “Njeriu është një fazan i madh mbi tokë” i nobelistes 2009, Herta Muller. Në gjendemi përball një tabloje të heshtur, me sy të mbërthyer përpara çdo spërkatje apo rrëshqitje peneli, duke kundruar ngjyrat farfuritse dhe përthyerjet e dritës. E tillë është dhe kjo vepër e nobelistes së fundit, Herta Muller. E ndarë mes dy kulturave, asaj rumune dhe gjermane, ajo luan me këtë dyzim deri edhe tek titulli; “Njeriu është një fazan i madh mbi tokë”. Fazani në Gjeramni simbolizon më tepër mburrjen dhe mendjemadhësinë, ndërsa në Rumani, është krejt tjetër gjë; fazani është një zog i trembur që nuk di të fluturojë dhe që largohet duke u fshehur në shkurre, një humbës. A do të ishte njeriu një humbës mendjemadh? Këto dhe shumë çështje të tjera shtrohen gjatë leximit të këtij romani nga nobelistja Herta Muller, i cili vjen për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese Tirana Times.
Krijimtaria e Herta Muller
Herta Muller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat. Pas shkollës së mesme, Muller studion për letërsi gjermanike dhe rumune në universitetin e Timishoaras. Me 1976 punon si përkthyese në një uzine mekanike, por pushohet nga puna pas tre vjetësh, pasojë e një mospranimi për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Librat e saj të parë censurohen nga regjimi i Çausheskut, deri në ndalimin e plotë për të mos botuar më në Rumani. Më 1987, mërgon në RFGJ, së bashku me të shoqin, shkrimtar. Që nga 1995, ajo është anëtare e “Akademisë gjermane për gjuhën dhe letërsinë”. Vepra e nobelistes së dymbëdhjetë femër për Letërsinë dhe paralelet me Franc Kafkën, vështrimi absurd mbi botën, dimensioni politik dhe ambicia poetike. Përkundër gjithë parashikimeve të holla, Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin ku jemi, 2009, e fiton autorja gjermane me origjinë rumune Herta Müller, autore e 19 romaneve, e cila ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të Akademisë Suedeze, vendim i shpallur më 8 tetor 2009. Ndërsa pritej Amos Oz, Joyce Carol Oates apo Philip Roth...., kjo Akademi vlerëson veprën e Mullerit për forcën e poezisë dhe çiltërsinë e prozës, me të cilat përshkruan tablonë e braktisjes. Autorja e "Udhëtim me një këmbë", "Fusha e kumbullave të gjelbra", "Njeriu është një fazan mbi tokë", "Thirrja", janë disa ndër shumë të tjera në gjininë e poezisë, prozës, eseistikës.
Përveç Dublin IMPAC Literary Aëard, vepra e saj është vlerësuar me shumë çmime, duke përfshirë çmimin prestigjioz gjerman Kleist Prize. Tani ajo jeton në Berlin.
Rumania komuniste e fëmijërisë së saj, jeta e përditshme në fshatin, ku është rritur dhe gjithë kjo lëndë e përpunuar në vitet e rinisë, janë në zemër në veprës së saj në prozë. "Jeta nën regjimin diktatorial në Rumani është përvoja më e fortë, më me barrë që kam jetuar. Fakti që u zhvendosa qindra kilometra prej andej, në Gjermani, nuk e ka fshirë përvojën time të së shkuarës. Duke u larguar, mora me vete atë që kisha jetuar" - do të deklaronte ajo disa vjet përpara. Romanet e Herta Muller flasin për tiraninë, frikën, tradhtinë, ndrydhjen, poshtërimin, vetëm se ky dimension politik ngrihet përmes pasionit dhe ambicies poetike. Muller nisi të botohet në Evropë, akoma pa rënë Çaushesku dhe regjimi i tij. Ndërsa libri i parë i saj i botuar në Rumani është "Niederungen", i shkruar në gjuhën gjermane, shfaqet vetëm në një version të censuruar më 1982. Më 1970 ajo punoi për tre vjet në uzinën e traktorëve, duke përkthyer në rumanisht doracakë për mjetet teknike të importuara nga Gjermania Lindore dhe Austria. Kolegë të saj ishin njëherësh informatorë të Securitate-s dhe Securitate u përpoq ta rekrutojë edhe atë. Për t'u kualifikuar si përkthyese në Rumaninë e Çausheskut, duhej të bashkëpunoje me policinë sekrete. Pasi refuzoi bashkëpunimin, humbi vendin e punës si mësuese dhe vuajti kërcënimet e përsëritura, derisa u shtrëngua të emigrojë më 1987. Njëlloj si Kafka, Müller shkruan gjermanisht në Bohemi, ajo u largua si të ishte dy herë e huaj, një shkrimtare që ndjell alienimin në një gjuhë minoritare. Është e dymbëdhjeta autore femër në 108 vjet që fiton Çmimin Nobel për letërsi.

29 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›