E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjimi më i madh i sezonit

Sunderland i Lorik Canës assesi nuk po arrin të gjejë rrugën deri te fitorja e parë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara. Ekipi i Steve Bruce të martën ishte në prag të fitores, mirëpo u ndëshkua duke pranuar gol në minutat shtesë të ndeshje.

Kapiteni i skuadrës, Lorik Cana, e ka vlerësuar barazimin ndaj Portsmouthit si "zhgënjimin më të madh të sezonit".

"Nëse do të vazhdonim 11 kundër 10 futbollistëve, Portsmouth do ta kishte të pamundur të shënojë. Por, pas kartonit të kuq të Cattermole, loja ndryshoi. Ishte zhgënjimi më i madh i sezonit dhe ishte faji jonë", ka thënë ai për mediet angleze.

Sunderland do ta ketë pushim këtë javë pasi është eliminuar nga FA Cup dhe Cana thotë se çdo futbollist duhet ta shfrytëzojë kohën për të reflektuar se si ata mund të japin më shumë për ekipin.

"Ne kemi një javë pushim dhe ndoshta kjo është mirë sepse është një sezon i vështirë në Premierligë. Tani të gjithë duhet të mendojmë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë na pret.

E kemi një lojë të vështirë me Arsenalin dhe një tjetër ndeshje të madhe kundër Fulham. Kemi shumë presion, por jemi krenarë që jemi profesionistë dhe luajmë për këtë klub. Tani duhet ta dëshmojmë këtë", theksoi mesfushori i Kombëtares shqiptare.

Pas 25 xhirove të zhvilluara në Premierligë, skuadra e Sunderlandit zë vendin e 13-të në renditjen tabelore me 26 pikë të tubuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›