E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët me zbukurojnë

Heidi Klum ka thënë se fëmijët e saj e ndihmojnë atë që të humbet peshë.

Prezantuesja e emisionit “The Project Runway” – e cila në tetor ka lindur vajzën që e pagëzoj me emrin Lou, e cila është fëmija i saj i katërt me burrin e saj Seal – thotë se ajo shpenzon shumë kalori duke qenë një nënë e zënë kështu që nuk ka nevojë që të mbaj ndonjë dietë sepse është e mësuar me rutinën e punës.

“Ha ushqim të shëndetshëm por qëndroj aktive”, tha ajo. “Kam katër fëmijë për të cilët kujdesëm, hidhem me ta mbi trampolinë dhe vrapoj pas tyre”.

Heidi – e cila modeloj për “Victoria’s Secret” pesë javë pasi kishte lindur – kohëve të fundit ka treguar se ajo nuk e kupton se pse disa gra preokupohen që të humbin kilogram gjatë shtatzënisë sepse kjo gjë nuk është shumë e vështirë.

“Gjithçka është e krijuar në atë mënyrë që gratë të bëjnë dramë të panevojshme duke menduar se do të shtojnë peshë pasi lindjes”, thotë ajo. “Nëse ju e jetoni jetën e juaj me aktivitete, jo duke u shtrirë në shtrat...normalisht një gruaja shtatzënë do të këtë shtim të peshës”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›