Njëzetepesë milionë ullinj?! Një ide e parealizueshme
Nikollaq Neranxi
Nga selia kryeministrore dhe fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë u deklarua çudia e radhës: kryeministri është dashuruar pas bimës së ullirit dhe premtoi të mbjellë njëzet milionë fidanë ulliri, që vendi ynë të arrijë në njëzetepesë milionë rrënjë ullinj gjithsej, duke u bërë vendi i parë në Mesdhe për numrin e rrënjëve për frymë!
Gjithë sa tha kryeministri në fjalimin e tij për vlerat e ullirit janë të vërteta... Në zonën e tij të kultivimit, që është relativisht e kufizuar, mbjellja e ullinjve duhet nxitur dhe stimuluar. Por që në fillim duhet të vëmë në dukje, që ka një mospërputhje të madhe midis dëshirës dhe mundësive reale të zbatimit të kësaj projektideje të hedhur në publik, prandaj ai u bë objekt humori dhe çuditi këdo që e dëgjoi! Është rasti të vëmë në dukje se në njëzetepesë shekuj civilizim iliro-arbëror-shqiptar, në veprimtarinë bujqësore, janë trashëguar rreth pesë milionë rrënjë ullinj, të shpërndarë në zonën kodrinore të Ultësirës bregdetare Perëndimore të vendit. Ato toka që kanë qenë të përshtatshme për t'u mbjellë me ullinj janë mbjellë prej kohësh, tokat arë në fushë janë kursyer për bimë të tjera. Duhet kuptuar dhe bërë e qartë se ulliri, nuk është si drurët pyjorë, por dru frutor me ekzigjenca, prandaj nuk mund të rritet në çdo tokë e në çdo klimë. Nuk e dimë se cilët ka pyetur, por kryeministrin e kanë këshilluar keq, duke u bërë objekt humori dhe çuditur këdo që e dëgjon dhe ja përse:
Plantacionet me ullinj ekzistues, me rreth pesë milionë rrënjë nga të cilët 3.5 milionë rrënjë në prodhim, aktualisht janë të braktisur, nuk punohen, nuk plehërohen, nuk krasiten, nuk mbrohen nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Ullishtat janë degraduar, ato po kthehen në pyje me ferra e shkurre dhe shpesh e më shpesh po përfshihen nga zjarret. Këto dukuri vihen re më së shumti në ullishtat e trashëguara të Vlorës, Sarandës, Beratit, Elbasanit, Krujës, Tiranës etj. Prodhimi mesatar vjetor i ullirit arrin rreth 25-28 mijë tonë, që është dy-tre herë më pak se kapaciteti prodhues biologjik i tyre. Pikënisja e interesimit për ullirin, para se të mendohet për mbjelljet e reja në ato përpjesëtime, duhet të jetë pikërisht në rehabilitimin dhe vënien nën kulturë të këtyre ullishtave për të marrë prej tyre dy-trefishin e prodhimit, çka është plotësisht e mundur në një kohë relativisht të shpejtë. Ky veprim, kërkon një sërë masash mbështetëse e subvencionuese nëpërmjet financimit dhe kreditimit me kushte lehtësuese të fermerëve ullishtarë.
Jo thjesht për t'iu kundërvënë kësaj ideje kryeministrore, por si specialist i fushës, do të paraqes më poshtë disa tregues e të dhëna, të cilat nuk janë në të mirë të kësaj nisme, madje në një farë mënyre e bëjnë atë utopike, njëfarë shakaje e hedhur në publik me seriozitet! Materializimi i kësaj projekt-ideje, për mbjelljen e njëzet milionë rrënjëve ullinj kërkon disa elementë bazë mbështetës, ndër më kryesoret prej të cilëve janë:
Përsa kohë mendon zoti kryeministër t'i mbjellë njëzet milionë rrënjët? Për një, dy, tre vite?
Në aspektin kohor, po të gjykojmë nga ritmet e tanishme të mbjelljeve (që ministri Gjana i deklaroi 500 mijë në vit), për realizimin e kësaj projekt-ideje, nevojiten 40 vite bujqësorë, pra përfundimi do të arrihet aty nga mesi i këtij shekulli, kohë që do të përfshijë në vorbullën e saj rotacionin politik të 10 qeverive. Lumë kush të rrojë!
Sa tokë duhet dhe ku do të gjendet ajo? Me normat e pranuara të mbjelljes së ullirit, në zonën kodrinore në toka të thata e relativisht të varfra, mbillen rreth 240 bimë/ha. Toka disponibël për të mbjellë 20 milionë rrënjë ullinj, duhet të jetë rreth 80 mijë ha. Kaq sipërfaqe toke e përshtatshme dhe e lirë, (për t'u shitur një euro) e për t'u mbjellë me ullinj, në këtë brez klimatik zor se gjendet. Detyrimisht duhet të preket fondi i kullotave dimërore dhe pyjeve me shkurre mesdhetare, që janë bazë e mbajtjes së blegtorisë së imët. Kjo dëmton interesat ekonomike të komuniteteve, që i kanë aktualisht në përdorim.
Për realizimin e mbjelljeve, nevojiten rreth 25 milionë fidanë ulliri, të cilët duhet të prodhohen nga fidanishtet vendase me material gjenetik burimor, nga kultivarët tanë më të mirë, që u janë përshtatur kushteve tona ekologjike. Aktualisht prodhohen rreth 150 mijë fidanë. Për shtimin e prodhimit të tyre, kërkohet ngritja e fidanishteve industriale, një aktivitet tërësisht i biznesit privat, i cili nuk mund të bëhet pa sigurinë e ofertës dhe kërkesës. Importimi i materialit mbjellës, përveç daljes së valutës, do të ishte me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen.
Në aspektin financiar dhe ekonomik, që është elementi thelbësor, kjo ndërmarrje ka koston e saj. Duke u mbështetur në koston aktuale të imputeve dhe punës së gjallë, që nevojitet për këtë projekt, ajo arrin në afro 700 milionë dollarë! Vetëm vlera e fidanëve arrin 150 milionë dollarë! Duke gjykuar në gjendjen ekonomike të fermerëve, këto burime financimi duhet të jepen nga buxheti dhe bankat e nivelit të dytë. Por a do të jetë në gjendje buxheti ta përballojë këtë financim, duke e shpallur si prioritet, kur sektorë të tjerë jetikë të vendit si shëndetësia, arsimi e infrastruktura janë në gjendje të mjerueshme? Në koston e projektit, duhet përfshirë edhe industria përpunuese e vajit, e cila duhet pesëfishuar. Edhe për të duhen disa qindra miliona dollarë.
Në bujqësinë shqiptare, ky projekt është i guximshëm dhe nga më të mëdhenjtë e ndërmarrë ndonjë herë. Ai u shpall si projekt-ide, jo mbi bazën e ndonjë studimi serioz, por as mbi bazën e një studimi fillestar. Atij i mungon tërësisht mbështetja shkencore dhe ekonomike. Instituti i Drufrutoreve që ishte në Vlorë e që mund të bënte studime të tilla, pa e lënë kryeministrin që të gabonte, u mbyll në kuadrin e "reformës" shkencore të qeverisë. Si përfundim, ideja për mbjelljen e 20 milionë ullinjve të rinj, megjithëse e nisur nga dëshira e mirë, ngjan si një kështjellë mbi rërë, utopike dhe e paarritshme.
Në rast se duam, që brezin e kodrave të varfra e të thata, të kësaj zone, por edhe në gjithë vendin, duam t'i vlerësojmë e gjelbërojmë, ka një alternativë tjetër, më të zbatueshme e më pak të kushtueshme: veshjen e tyre me dru pyjorë, veçanërisht me pishë. Përvoja e Beratit, Krastës së Krujës dhe Elbasanit, Lezhës, e ranishtave bregdetare etj., flet në të mirë të kësaj alternative. Kësisoj shtojmë pyjet e kultivuar, përmirësojmë klimën dhe zbukurojmë me gjelbërim peizazhin. Ulliri le të mbillet e kultivohet atje ku fermerët do ta shohin të mundur e me leverdi.