Sekrete familjare
Gentiana Ramadani
Praktika e "rrahjes" së gruas (por edhe abuzimi seksual ndaj tyre, si dhe dhuna ndaj fëmijëve apo edhe çdo lloj diskriminimi tjetër gjinor ...klasor, shoqëror, fetare dhe racor që ja vlen të diskutohet, por jo sot) janë të vështira për t'u analizuar, sepse kultura tradicionale dhe ajo e tranzicionit që po kalon vendi ynë, nuk lënë shteg për një trajtim me "mendje të hapur" ndaj këtyre fenomeneve. Megjithatë, duke mbetur te dhuna në familje me bazë gjinore, përkatësisht rrahja ndaj gruas, kjo sjellje mbetet një dukuri e fshehur dhe deri diku e padukshme. Një informacion tepër i klasifikuar. Janë dy arsye madhore që pengojnë dhe zhvillimin e një koncepti më të gjerë të barazisë gjinore, të cilat lidhet fort me dhunën në familje e si pasojë edhe me regresin në një shoqëri.
Së pari, kjo fshehtësi mbulohet me shumë forcë brenda vetë viktimës së dhunuar, për shumë arsye, (frikë, ndrojtje, ulje vetëbesimi apo dhe besimit ndaj ndihmës që mund të vijë nga jashtë) duke bërë kështu që ky akt të mbetet gjithnjë një sekret i familjes. Dhuna në familje, konsiderohet një akt, apo një sjellje e cila duke qenë se ndodh brenda mureve të një shtëpie, e tillë duhet të mbetet. Një e fshehtë që në fakt sjell dëme të mëdha, jo vetëm brenda atij caku ku ndodh, por edhe në shoqëri. Askush nuk duhet ta marrë vesh që gruaja është rrahur paq nga burri, pasi për mentalitetin tonë aspak të hapur është një turp. Ashtu siç konsiderohet turp edhe në rastin e abuzimit me fëmijë. Kur ata gënjehen nga "lojërat e pista" me të rriturin, dhe detyrohen të heshtin, fillimisht për shkak të frikës e më pas kur rriten të "turpit". Shpeshherë ata dëgjojnë tek u thuhet "mos i trego mamit për këtë, se ajo e di se kjo është një lojë", apo ta kërcënojë "se po i tregoi njeriu, do të ketë pasoja". Këto sekrete familjare të frikshme, këto konspiracione brenda sinorit, janë një kërcënim për shoqërinë tonë sot. Duke mos qenë aspak të ndershëm me veten tonë, në si shoqëri, pa dashur të paragjykoj, ndryshe mendojmë dhe ndryshe veprojmë. Sipas një studimi kombëtar, kryer nga Organizata për Zhvillim, Informim dhe Barazi gjinore, në 12 rrethe të Shqipërisë, reflektohet qartë se afro 80% e shqiptarëve perceptojnë se dhuna është një sjellje e gabuar. Ndërkohë që media vetëm brenda pak kohësh ka qenë denoncuesi më i madh i rasteve të dhunës, deri në vrasje brenda familjes. Pra në përgjithësi në sytë e publikut, ky fenomen dënohet. Ndërsa ndryshe ndodh kur vjen puna "te delet tona", siç thonë francezët.
Së dyti, dhuna në familje sidomos ajo me bazë gjinore, për shumë njerëz jo vetëm është gjëja më e zakontë që mund të ndodhë, por edhe nuk përbën një problem serioz. Shumë nga këto njerëz besojnë dhe mendojnë se burri ka të drejtën legjitime të kontrollojë gruan e tij e në një farë mënyre të jetë "bosi". Mirëpo, ne duhet të kuptojmë qartë se lidhjet kulturore në kontekstin e zakoneve dhe traditave, që ekzistojnë në ambientin tonë, janë aq të forta sa shpeshherë kanë edhe pasoja shumë të dëmshme. Kësisoj, në këtë paraqitje kulturore, dhuna në familje trashëgohet brez pas brezi. Në krahasim me fëmijët e familjeve të shëndosha, fëmijët që bëhen dëshmitarë të dhunës, sidomos djemtë, kanë më shumë të ngjarë që kur të rriten të bëhen prindër dhe bashkëshortë të dhunshëm. Këto janë sjellje që mësohen dhe kthehen në stereotipa, të cilat vështirë të eliminohen me kalimin e viteve.
Së fundmi, duhet theksuar fakti se heshtja, apo ruajtja e sekretit, nuk bën gjë tjetër vetëm thekson edhe më shumë kulturën mizogjenistike (mbivlerësimi i burrit për shkak të organit gjenital) dhe atë falocentrike (kur gruaja urrehet vetëm prej përkatësisë së saj gjinore) në këtë shoqëri.
Prandaj, ta tregosh sekretin dhe të denoncosh, janë rrugët më të mira që të bëjnë të lidhësh një "kontratë shërimi" për jetën dhe mirëqenien e gjithsekujt dhe të gjithë shoqërisë.