E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi në Elbasan, arrestohen 2 efektivët mbikqyrës

Forcat e policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga dy efektivë të kësaj policie, të cilët ruanin banesën e 35 vjecarit Gentjan Beqiri që u ekzekutua gjatë ditës së sotme. Mësohet se efektivët Sami Derstila, Neshat Budani po merren në pyetje edhe nga SHKB e Elbasanit për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa ka mbërritur atje edhe ekspertiza nga Tirana.
 

Edhe pse ruhej ditë e natë me police 35 vjecari nga Elbasani është ekzekutuar për vdekje në mes të ditës në shtëpinë e tij. Si pasojë, ka ndërruar jetë edhe babai i viktimës, vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë, pasi nuk e ka përballuar dot realitetin e vrasjes së të birit, pasi ka qenë i pranishëm në momentin e ekzekutimit të 35 vjecarit Gentjan Beqiri, i cili ishte i akuzuar për një vrasje dhe prej kohësh ndodhej në “arrest shtëpie”.
 

Beqiri u qëllua me breshëri armësh në banesën e tij, ndërsa autorët e krimit kanë mundur të largoheshin pa rënë në sy të polcëve. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e së mërkurës në lagjen "Sporti i vjetër", ku 35 vjecari Gentjan Beqiri u qëllua me armë zjarri në banesën e tij, pavarësisht se ruhej nga forcat e policisë. Sipas të dhenave nga spitali rajonal i Elbasanit, babai i viktimës Nezir Beqiri ka pësuar infarkt në zemër, pasi nuk ka mundur të përballojë tmerrin e vrajes së të birit. Forca të tjera policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk konfirmojnë autorin e krimit.
 

Mësohet se ngjarja e rëndë u shënua kur viktima qëndronte në banesën e tyre bashke me babain e tij të moshuar, ndërsa e ëma kishte dale për të bërë pazar. Sipas burimeve nga policia autori pasi ka studiuar momentin ka trokitur në banesë, duke shfrytëzuar rastin që në shtëpi nuk kishte shumë pjesetar, dhe e ka qëlluar për vdekje viktimën, i cili njihej edhe me emrin Ardian Meta. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi të rrallë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›