E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari grek e cileson Thacin "kukull amerikane"

Replike e ashper u shenua dje ne sallen e konferencave per shtyp te Departamentit te Shtetit ne Uashington, kur nje gazetar i akredituar grek ne pyetjen e tij komentuese e cilesoi Kryeministrin e Kosoves "nje kukull te Uashingtonit". I njejti, e cilesoi dhe Kosoven si nje krijese te Amerikes". Menjehere me pas, ai mori reagimin e zedhenesit te politikes se jashtme amerikane, Tom Kejsi: "Shteti i pavarur dhe sovran i Kosoves, ashtu sic eshte njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shume vende, perfshire edhe shumicen e vendeve te BE-se, ka qeverine e vet qe flet ne emer te saj dhe vepron mbi bazen e votes qe ka marre nga populli i Kosoves. Kjo qeveri, i sherben interesave te atij populli dhe te askujt tjeter", permbylli argumentin, zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›