E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri me FYROM, debati mbetet i ndezur

Argument i rendesishem i ngritur nga autoritetet kosovare ne takimet e djeshme me zv/sekretarin amerikan te Shtetit, Daniel Frid, ishte ai i kufirit me Maqedonine. Ne menyre arbitrare, Beogradi i dha ne vitin 2001 Shkupit kontrollin mbi 2500 hektare toke kufitare. Zyrtaret e Kosoves e kane refuzuar gjithmone kete vendim. Diplomati i larte amerikan e ka konsideruar si argument jo shume shqetesues. "Ceshtja e kufirit mes Kosoves dhe Maqedonise do te zgjidhet dhe nuk eshte dicka qe duhet te krijoje shqetesime. Besoj se dy shtetet do te punojne per ta zgjidhur ate ne menyren e duhur", tha Frid.
Ne te njejten linje ka qene dje edhe i zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Tom Kejsi. Ai sqaroi qendrimin amerikan se ceshtjen kontestuese te kufirit midis Kosoves dhe Maqedonise palet duhet ta zgjidhin me dialog dhe ne menyre paqesore. "Kur eshte fjala te cfaredo lloj kundertheniesh midis Kosoves dhe Maqedonise, apo edhe vendeve te tjera, ne i inkurajojme popujt t'i zgjidhin ato ceshtje ne menyre paqesore dhe permes bisedimeve. Jam i sigurt se edhe ne kete rast kjo mund te ndodhe", tha zedhenesi Kejsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›