E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfidat e reja pas mevetesise

Kosova ka aktualisht sfida te reja te rendesishme, pasi pavaresia eshte nje argument i plotesuar dhe vendin e tij duhet ta zere puna per ndertimin e nje shteti te bazuar ne sundimin e ligjit. Keto vleresime i ka bere dje, ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid. Ai ndodhet ne Prishtine per nje vizite zyrtare. Frid, para se te jape orientime amerikane ne favor te rimekembjes se Republikes se Kosoves, qartesoi se "nuk ka asnje shans apo mundesi qe ky vend te shkoje drejt nje ndarjeje".
I pari zyrtar i larte amerikan qe viziton Kosoven pas shpalljes se pavaresise, Ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per Evropen dhe Euroazine, tha solemnisht ne Prishtine se Kosova tanime e ka pavaresine e vet dhe shtoi: "Eshte nder dhe kenaqesi te jem ne shtetin me te ri evropian dhe demokracine me te re boterore, ne Republiken e Kosoves". "Pas gjithe ketyre viteve, vijoi Frid, lajmi i mire eshte se ju jeni serish ketu, ndersa sfide mbetet ndertimi i nje shteti, per te cilin shume kosovare kane luftuar". Per Frid, "kosovaret tani duhet te punojne per ndertimin e nje shteti qe do te zhvilloje ekonomine, por edhe te nje shteti qe do te ece drejt se ardhmes si nje komb evropian".
Frid ka pohuar se problem dhe sfide do te mbetet pjesa veriore e Kosoves dhe mos integrimi i komunitetit serb. Por, ai ka hedhur poshte ne menyre kategorike cdolloj ndarjeje te Kosoves. "Ne nuk besojme ne ndarje. Ne fund te fundit, sa me shume qe mendoni per te, aq me pak merr kuptim. Me shume se gjysma e popullates serbe jeton ne jug te lumit Iber. Rusia e ka kundershtuar ndarjen si pjese e Grupit te Kontaktit. Prandaj, keto jane fjale, por jo realitet".
Z.Frid pranoi se ka probleme ne veri dhe shtoi se ato duhet te zgjidhen, ndonese, sipas tij, do te marrin kohe dhe replikoi me ruset, lidhur me perfoljet e ndarjes se vendit: "Por nuk do te fokusohesha ne fjalet e ambasadorit Curkin apo te tjereve; do te fokusohesha ne realitetin, te cilin po e nderton Kosova, institucionet ne kombin e pavarur; pavaresia eshte fakt, ky eshte realiteti, historia do te ece perpara". Ne kete pike, Frid vleresoi se institucionet e Kosoves i jane pergjigjur me maturi provokimeve te serbeve pas shpalljes se pavaresise.
Zyrtari i larte amerikan, ka folur ne Prishtine dhe per te ardhmen e misionit te Kombeve te Bashkuara. Ai tha se nuk duhet marre shume me faktin se nje pjese e UNMIK-ut do te mbetet ne Kosove, pavaresisht arritjes se misionit te BE-se. "Do te kete nje faze transitore perderisa misioni i BE-se te vendoset. Nje pjese e UNMIK-ut do te mbetet ne koordinim edhe me zyrat e tjera, sic eshte ajo e BE-se; do te kryhen detyrat dhe obligimet e seciles, ndersa si force do te mbetet KFOR-i. Sidoqofte, per kosovaret, gjeja kryesore eshte se ata jane te pavarur dhe institucionet e tyre do te funksionojne", tha Frid. Ai nuk harroi te rikonfirmoje deklaratat e Uashingtonit per ndihmen e SHBA-ve per Kosoven edhe ne te ardhmen. "Ndihma per Kosoven, qe do te dale nga Konferenca e donatoreve, do te jete efikase, nese Kosova nderton institucione funksionale", paralajmeroi zyrtari i Departamentit amerikan te Shtetit.
Vizioni amerikan ne Kosove
Udheheqesit kosovare, duke shprehur falenderim per Shtetet e Bashkuara, premtuan dje se Kosova do te mbetet pergjithmone shtet mik i Amerikes. Presidenti Fatmir Sejdiu ka pranuar se Kosova ka arritur pavaresine ne saje ndihmes se madhe te shtetit amerikan. Ndersa Kryeministri Hashim Thaci, i ka dhuruar flamurin kosovar z.Frid, duke e siguruar se institucionet e Kosoves do te punojne ne ndertimin e nje shteti funksional, i cili do te krijoje fqinjesi te mire me te gjitha vendet e rajonit. "Si shtet i ri, Kosova do te jete shpejt edhe pjese e familjes evropiane, e familjes euroatlantike, por gjithmone mik i perjetshem i SHBA-ve", ka thene Kryeministri Thaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›