Shqiptaret kerkojne te drejta si serbet e Kosoves
Shqiptaret e Lugines se Presheves ne Serbi, duhet te gezojne te njejtat te drejta qe po u garantohen serbeve ne Kosove. Kjo kerkese erdhi dje nga prefektet shqiptare te Lugines se Presheves ne takimin me ambasadorin suedez ne Beograd, Krister Bringes. Pala shqiptare siguroi Bringesin se perkrah planin e Ahtisarit per pavaresine e Kosoves. Njekohesisht, ata kerkojne te drejtat te njejta si ato te serbeve te Kosoves per shqiptaret e ketij rajoni.
Prefektet Arifi dhe Mustafa e informuan ambasadorin suedez dhe per orientimet politike te shqiptareve te Lugines, ne vecanti per miratimin e platformes politike per zgjidhjen e ceshtjes se shqiptareve ne Lugine te Presheves. "Te drejta te njejta si te serbeve te Kosoves per shqiptaret e Lugines se Presheves dhe zbatimin e parimit te reciprocitetit, jane dy kerkesat tona themelore", pohuan ata.
Zyrtarisht, Bringes nuk u prononcua ne lidhje me kerkesat qe parashtroi pala shqiptare. Gjate qendrimit te tij ne Luginen e Presheves, Bringes duke folur me dy prefektet shqiptare te komunave te Bujanocit, Nagip Arifin dhe te Presheves, Ragmi Mustafen, fillimisht vleresoi punen e tyre per vazhdimin e metejshem te integrimit te shqiptareve ne strukturat shteterore te Serbise. Ai shprehu mirenjohje dhe per realizimin e projekteve qe po sponsorizion qeveria e Suedise ne Bujanovc.