E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekuadori dhe Britania e Madhe ne bisedime per Assange

Britania e Madhe dhe Ekuadori po përpiqen të gjejnë një zgjidhje paqësore për cështjen e Julian Asanzh. Deklarata vjen nga ministri i jashtëm i Ekuadorit Rikardo Patino në një mbledhje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në të cilën ka marrë pjesë me anë të një videoje konferencë dhe vetë Asanzh. Patino ka shtuar se do të takohet me homologun e tij britanik Hag. Themeluesi i Uikiliks prej 100 ditësh është mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, duke u përballur me një urdhër ekstradimi për në Suedi ku akuzuhet për përdhunim. Por Asanzh këmbëngul se në të vërtetë ky është një persekutim i orkestruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Uikiliks, bashkëpunëtorëve dhe burimeve të tij. Zgjidhja e propozuar nga Patino është e thjeshtë, një deklaratë nga ana e Londrës që të evitohet ekstardimi i Asanzh. Sipas australianit, ekstradimi në Stokholm është vetëm nëj vend tranzit për një ekstradim të dytë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai rrezikon burgim të përjetshëm për spiunazh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›