Njohja e diplomave, Ministria e Arsimit bën publik formularin e ri
Sipas rregullores, plotësimi i pasaktë i formularit bllokon aplikimin. Dokumentet që duhet të përmbajë dosja e aplikantit për të nisur procesin e shqyrtimit
Jonida Tashi
Ministria e Arsimit bën publik formularin e ri që duhet plotësuar për të ekuivalentuar diplomat ose certifikatat e fituara në universitetet e huaja. Ky formular është i vlefshëm edhe për shtetasit e huaj që duan të njohin diplomën në vendin tonë. Formulari i aplikimit duhet plotësuar me germa të mëdha të shtypit dhe të qarta. Një adresë e gabuar ose jo e plotë bën që zyra e njohjes së diplomave në MASH të mos marrë përgjigje për konfirmimin e diplomës dhe aplikimi bllokohet.
Të dhënat
Mund të ndodhë që kërkesa e Sektorit të Njohjes të shkojë në adresën e Korpusit Qendror të Universitetit, i cili nuk përgjigjet dhe nuk e kalon kërkesën as te sekretaria e fakultetit, e cila ndodhet në një ndërtesë dhe në një adresë tjetër. Në rastet e kryerjes së ciklit të dytë, master ose specializim, mund të ndodhë që sekretaria e fakultetit është e ndryshme nga ajo e ciklit të parë. Këto duhen përcaktuar qartë nga aplikanti. Sipas MASH-it, çdo vonesë që rrjedh nga dokumente të paplota ose jo të sakta është përgjegjësi e aplikantit.
Aplikimi
Aplikimi për njohjen e diplomës nis me plotësimin e formularit dhe plotësimin e dosjes me dokumentacionin e nevojshëm. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: formularin e aplikimit të plotësuar; diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit; listën e notave; një dokument zyrtar identiteti: certifikatë lindjeje origjinale me fotografi dhe fotokopje të pasaportës, ndërsa për shtetasit e huaj: fotokopje të pasaportës dhe kartës së identitetit; mandatpagesën; dy fotografi (format pasaporte). Pagesa për të kryer ekuivalentimin e diplomës së fituar jashtë është 10 mijë lekë. Pagesa kryhet në Raiffaisen Bank, në numrin e llogarisë së MASH-it 0104030780, në të cilën cilësohet për njohje diplome. Aplikimi nuk pranohet nëse mungon një nga dokumentet e mësipërme. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Aplikimi dorëzohet në një dosje, në Protokollin e Ministrisë, në katin e parë. Aplikimi mund të dorëzohet edhe me postë. Çdo vonesë që rrjedh nga dokumente të paplota ose jo të sakta është përgjegjësi e aplikantit.
1 Shkurt 2009