“Zgjedhjet përmbushën shumicën e standardeve të Organizatës”
03/12/2009 Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, fjalim në Ministerialin e OSBE-së
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar gjatë takimit të Këshillit Ministerial të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit përmbushën një pjesë të madhe të standardeve të Organizatës. Shefi i diplomacisë shqiptare ka nënvizuar faktin se si rrjedhojë e votës popullore Shqipëria tani qeveriset nga një koalicion partish, të cilat janë tejet të përkushtuara dhe po punojnë shumë për të jetësuar aspiratën e gjatë të popullit shqiptar, e në mënyrë të veçantë integrimin në Bashkimin Europian. Ministri Meta, duke folur para ministrave të vendeve anëtare të OSBE-së, theksoi se në këto përpjekje qeveria shqiptare do të mbështetet në zhvillimet inkurajuese në stadin e tanishëm të marrëdhënieve të saj me BE-në, që rezulton pas kërkesës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vendimit më të fundit të Këshillit për të kërkuar opinionin e Komisionit Evropian mbi gatishmërinë e Shqipërisë për t’u bërë vend kandidat. “Shqipëria e vlerëson këtë vendim dhe po bën përgatitjet e duhura për të realizuar hapat e mëtejshëm në këtë proces, që ne presim ta kthejë Shqipërinë në një vend kandidat për në BE brenda afatit më të shpejtë të mundshëm”, - deklaroi Meta. Sipas tij, gjatë vitit 2009 Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme që janë gurë kilometrikë në procesin e saj të integrimit euroatlantik. Duke iu referuar situatës aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shefi i diplomacisë shqiptare evidentoi se mjedisi gjeopolitik është paqësor dhe i qëndrueshëm.
Takimet
Gjatë punimeve të Ministerialit të OSBE-së ministri i Jashtëm Meta zhvilloi një takim të veçantë me homologun rus Sergei Lavrov. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në rajon dhe u diskutua mbi të ardhmen e tij. Meta dhe Lavrov diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në nivel dypalësh dhe mbi realizimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme në fusha me interes reciprok.
Gjithashtu ministri Meta ka pasur një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit mban presidencën e aktuale të BE-së. Temë e bisedës ishte progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe në liberalizimin e vizave, si dhe mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe politikën e saj rajonale. Ministri suedez shprehu mbështetjen e plotë të Suedisë për të dyja këto procese, duke theksuar se Suedia mbështet heqjen e vizave për shqiptarët dhe integrimin e plotë të saj në BE.
Debatet për OSBE-në
Politika shqiptare kohë më parë është përfshirë në një debat mbi pozicionin e OSBE-së në Shqipëri. Gjatë legjislaturës së kaluar opozita shqiptare theksonte se qeveria dhe mazhoranca parlamentare që e mbështeste atë kishte kërkuar në disa takime që OSBE-ja të largohej nga Shqipëria, me pretendimin se vendi kishte hyrë në një fazë pjekurie politike. Por këto pretendime janë hedhur poshtë menjëherë nga qeveria. Zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare deklaruan se pretendimet e opozitës ishin tërësisht të paqena dhe të pabazuara. Qeveria shqiptare, duke hedhur poshtë qëndrimet e opozitës nënvizoi angazhimin e saj për të bashkëpunuar sa më shumë me OSBE-në dhe misionin e saj në Shqipëri. Ndërkohë lidhur me prezencën e OSBE-së në vendit tonë zëri i vetëm kundër saj gjatë viteve ka qenë kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka. Ai ka kërkuar largimin e saj, duke e bërë fajtore për gjendjen kaotike që përjeton politika shqiptare.
Procesi zgjedhor
Në raportin për zgjedhjet e 28 qershorit OSBE-ja vlerëson se u përmbushën shumica e angazhimeve që qeveria shqiptare kishte ndërmarrë ndaj OSBE-së. Në këtë raport theksohet se zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore. Raporti vlerëson punën e qeverisë për regjistrimin e qytetarëve dhe të pabazuara shqetësimet e PS-së rreth kapaciteteve për prodhimin e një numri të mjaftueshëm kartash dhe pretendimet e saj për ndërhyrje të PD-së në procesin e kartave të identitetit.
Sistemi i drejtësisë
“Me gjithë përparimet e bëra, procesi i reformës gjyqësore nuk ka përfunduar ende, - thuhet në raportin e OSBE-së. - Procedurat gjyqësore mbeten të ngadalta, transparenca e plotë shpeshherë mungon dhe shumë çështje të rëndësishme mbeten ende për t’u trajtuar më fuqishëm, si për shembull, korrupsioni në sistemin gjyqësor. Reformat nuk mund të bëhen thjesht duke rishkruar të ashtuquajturat “ligje organike”. Ka më shumë rëndësi që të rishikohet se si funksionojnë në të vërtetë këto institucione. Edhe pse kuadri ligjor për shërbimin civil është përgjithësisht i plotësuar, zbatimi i tij mbetet jo i plotë.” Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë, raporti vlerëson se korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor.