E Diel, 1 Nëntor 2026

'Njohja nga Andorra forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës'

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 19:04

Presidenca e Kosovës vlerëson se vendimi i Andorrës për njohjen e vendit tonë është një lajm i pritur, që vjen nga një vend demokratik dhe që është veprim i angazhimeve të përbashkëta të vendeve mike, që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe afirmimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë manifestimit të 150-vjetorit të bashkimit të Italisë, më 2 qershor, e ka takuar Koprincin e Andorrës, arqipeshkvin Joan Enrik Vives i Sicilia, dhe në një bisedë miqësore sëhtë njoftuar për njohjen që i bën ky vend Republikës së Kosovës, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për lobimin për njohjet e reja dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, thuhet në një deklaratë për media të Zyrës së Presidencës.

Andorra dje ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke u bërë vendi i 76-të që njeh vendin tonë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›