E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njolla e zezë, BP: Bllokimi i pusit brenda 10 ditësh


Inxhinierët e kompanisë "British Petroleum" kanë ndërmarrë një tjetër përpjekje , e cila konsiston në përdorimin e tubi me gjatësi prej dy kilometrash e që do të thithë naftën nga gryka e pusit që rrjedh në Gjirin e Meksikës, të shkaktuar nga shpërthimi i një platforme nafte më 20 prill. Tubi nuk do të bllokojë rrjedhën, por do të shërbejë për ta nxjerrë naftën në sipërfaqe për cisternat lundruese. BP tha një ditë me parë se përpjekja e parë nuk u realizua pasi rrymat e ujrave zhvendosën strukturën mbajtëse të tubit në tabanin e detit. BP do të tentojë të ndalojë rrjedhjen e naftës brenda 7 apo 10 ditësh nëpërmjet të ashtuquajtur sistemit tub-shiringë që është instaluar në një thellësi prej 1500 metrash. Ndërkaq, studiuesit e Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Nënujit thanë se kanë zbuluar xhepa të mëdha nafte në ujrat e Gjirit të Meksikës, duke lënë të kuptohet se rrjedha mund të jetë shumë më e rëndë nga sa llogaritej më parë.Që nga shpërthimi i platformës, në Gji janë derdhur qindra mijëra litra naftë. Administrata e presidentit Obama ka kërkuar "sqarime të menjëhershëm" nga kompania gjigande "British Petroleum" rreth angazhimeve të saj për të shlyer dëmet e shkaktuara nga rrjedhja masive e naftës në Gjirin e Meksikës. Në një letër drejtuar shefit ekzekutiv të kompanisë BP, Tony Hayward, Sekretari i Brendshëm Ken Salazar dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Janet Napolitano sqarojnë se publiku "gëzon të drejtën të informohet për angazhimin e British Petrolum" në letër është vënë në dukje një deklaratë e zyrtarëve të British Petrolum që thotë se kompania do të paguajë koston e pastrimit të ujrave të Gjirit të Meksikës dhe dëmet e shkaktuara nga rjedhja, edhe nëqoftëse kostoja e kalon shumën e sikuracionit prej 75 milion dollarësh të parashikuar në Aktin për Ndotjen nga Nafta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›