Nju Jork, Nimic rinis negociatat
Autori i Lajmit: red.
Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic të premten në Nju-Jork duhet të takohet me ambasadorin e Maqedonisë, ndërsa të hënën është paralajmëruar takim me negocuesin grek, shkruante dje gazeta greke "Katimerini".
Kreu shtetëror maqedonas të martën mbajti një takim konsultativ lidhur me bisedimet me Greqinë rreth dallimeve për emrin. Pas takimit që u mbajt në kabinetin e Cërvenkovskit, nuk pati deklarata për gazetarët.
Paraprakisht, u paralajmërua se në takim do të shqyrtoheshin idetë që ndërmjetësuesi Metju Nimic i dha në takimet e ndara me kreun shtetëror gjatë vizitës së fundit dhe do të harmonizohet qëndrimi se si Maqedonia do të pozicionohet lidhur me dinamikën e mëtejshme në procesin e bisedimeve.
Nimici gjatë vizitës në Shkup dhe Athinë para dy javëve propozoi që emri të ndryshojë në Republika Veriore e Maqedonisë ose Republika e Maqedonisë Veriore, i cili duhet të jetë emër edhe për përdorim ndërkombëtar, i regjistruar në dokumentet e udhëtimit, lajmëruan mediat, duke shtuar se është kërkuar nga Maqedonia që të heqë dorë nga e kaluara antike.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008