E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork arrestohen 8 police per kontrabande

Tetë policë njujorkezë janë arrestuar nën akuzat se ndihmonin një rrjet të kontrabandës së armëve në qytetin ku kryetari i bashkisë, Michael Bloomberg ka ndërmarrë një fushatë kombëtare kundër armëmbajtjes së paligjshme. Të tetë u akuzuan se kishin shfrytëzuar përvojën dhe kredencialet e tyre për të marrë pjesë në skema të paligjshme të transportit të armëve, makinave të lojërave të fatit, cigareve dhe mallrave të tjera. 

Pesë nga personat e paditur ishin aktivë, dy punonin me kohë të pjesëshme, ndërsa një ishte një oficer policie në pension. Për shumicën e armëve të trafikuara, numrat serialë ishin fshirë ose falsifikuar. Armët thuhet se ishin blerë nga agjentë të infiltruar të FBI-së amerikane.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe mallra kontrabandë  me një vlerë prej më shumë se 1 milion dollarë. Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bloomberg, i cili ndihmoi në themelimin e Koalicionit Kombëtar kundër armëve të paligjshme, e quajti përfshirjen e policëve të tij në trafik armësh, një tradhti të turpshme të besimit të publikut.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›