E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pushtojme Wall Street perleshje me policine

Anëtarët e lëvizjes “Të pushtojmë Uall Streetin” janë përleshur me forcat e rendit në Oakland. Rreth 1 mijë protestues të zemëruar marshuan drejt bashkisë së qytetit për të shprehur indinjatën e tyre pas arrestimeve në masë në kampin e protestës. Me gaz lotsjellës, plumba manovër dhe  granada mësimore, policia ka tentuar të shpërndajë demostruesit nga qendra e qytetit. Autoritetet lokale thanë se kampi duhet të pastrohej për arsye higjenike, por edhe për arsye sigurie për shkak të defekteve të shumta, rrezikut të zjarrit por dhe  abuzimeve seksuale. 

Demostruesit akuzojnë policinë për përdorim të skajshëm të dhunës, ndërsa është marrë masa e arrestit për të paktën 85 persona nën akuzat për tubim pa leje në shesh. Zona është rrethuar nga forcat e rendit me barrikada metalike dhe  mbetet nën survejimin e forcave të rendit. Policia bën të ditur se pas pastrimit, sheshi do të hapet sërish por protestat duhet të mbahen vetëm gjatë orëve të ditës.

Ndërkaq 50 protestues janë arrestuar në mbrëmjen e së mërkurës dhe  në Uoodruff Park në Atlanta të Georgias, pasi kishin ngritur tendat në park dhe për disa javë kishin marrë pjesë në  lëvizjen "të Pushtojmë Uall Streetin". Ata kishin sfiduar urdhërin e policisë për t’u larguar nga parku. Sipas policisë, edhe këtu situata mes tendave sa vinte e bëhej më e rrezikshme.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›