E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jorku 10 vjet mbas 11 shtatorit 2001

Sulmet e 11 shtatorit shkaterruan jo vetem kullat binjake te Nju Jorkut por ndryshuan edhe karakterin e jetes ne zonen ku ndodheshin ndertesat. Gjate dekades se fundit kjo zone eshte transformuar nga nje distrikt financiar ne nje lagje qe po merr karakter gjithnje e me familjar

Stephanie Hryckowian rrjedh nga nje familje immigrantesh ukrainas qe kishin ne pronesi nje dyqan te vogel te quajtur Beekam Deli. Biznesi i tyre i suksesshem u sherbente punonjesve te kullave binjake per afro 25 vjet. Sulmet terroriste te 2011 e shkaterruan ate menyre jetese

Kur presidenti tha se kishin vrare Osamen fillova te qaj ngaqe isha aq e gezuar qe e kapen ate njeri qe na shkaterroi jeten.

Fitimet javore nga dyqani rane nga 25 mije dollare ne zero

Para 11 shtatorit ishin shume mire. Pastaj cdo gje u zhduk.

Dyqani mbylli dyert dhe tani ne vend te tij eshte hapur nje qender bankomatesh.

Jo larg qe aty eshte nje ndertese ku dikur punonin ish-klinetet e dyqanit te familjes Hryckowian. Si shume ndertesa te tjera ne kete pjese te Manhatanit bizneset qe kishin zyra atje mbyllen operacionet dhe tani ndertesa perdoret per apartamente banimi. Zona e njohur si Manhatani i Poshtem ka tani 56 mije banore 2 here me shume se numri i banoreve 10 vjet me pare.

Luis Vasquez eshte nder banoret e rinj.

Sot Distrikti Financiar ka perqendrimin me te madh te familjeve me femije ne qytet.

Nuk eshte veshtire ta shohesh me sy kete fakt thjesht nga numri i madh i femijeve ne park dhe nenave qe shetisin me karrocat e foshnjave neper rrugen ku dikur ndodhej dyqani i familjes Hryckowian.

Jocelyn Zoland e pa me syte e saj nje nga avionet qe goditi Qendren Boterore te Tregtise

shte kenaqesi qe ne hijen qe leshonin kullat luajne tani femije dhe kjo eshte bere nje zone shume e kendshme. Te shohim si do te ndryshojne gjerat.

Zonja Zoland thote se ndryshimet mund te perfshijne miliona turiste qe pritet te vizitojne cdo vit muzeun per 11 shtatorin qe do te ngrihet ne themelet e kullave binjake si dhe dhjetera mijera punonjes qe do te kene zyrat ne Kullen e Lirise nje gratacele qe po ndertohet per te zevendesohet kullat binjake.

Megjithate dyqani i familjes Hryckowian nuk kthehet me po ashtu edhe shume biznese te shkaterruara. Stephanie Hryckowian thote se megjithese falimentoi dyqani kishte si detyrim te vazhdonte pagesen e qerase dhe taksat deri ne vitin 2004. Keto shpenzime i kushtuan familjes 500 mije dollare nga kursimet.

Manhatani i Poshtem ka vendosur te rikthehet edhe nje here me nje vitalitet te ri. Por Stephanie eshte ende pa pune dhe vazhdon te ndjeje goditjen e sulmeve te 11 shtatorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›