E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërndarja elektronike e certifikatave

Autori i Lajmit: red.
Berisha shpërndau në Tiranë, në një ceremoni të organizuar në Njësinë Bashkiake nr. 10, certifikatat e para elektronike. Në prezantimin për herë të parë të certifikatës elektronike në këtë njësi administrative të kryeqytetit, krahas Kryeministrit ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kryetari i Njësisë Bashkiake nr.10, Gerti Bogdani, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, përfaqësuesi i KE-së, në Tiranë, Hubert Petit. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, e cilësoi këtë moment mjaft të rëndësishëm pas etapave të tjera të përfunduara për përgatitjen e Regjistrit Elektronik të Gjendjes Civile, hedhjen e të dhënave dhe certifikimin e tyre. "Shpërndarja e certifikatave elektronike do të shkurtojë kohën e shërbimit për qytetarët e po kështu do të ketë sigurinë maksimale, pasi të dhënat do të merren nga database elektronik, tashmë te pastruara nga dublikimet dhe të certifikuara", - tha Poni. Procesi i realizimit të certifikatave elektronike bëhet në kuadër të Projektit për Regjistrin Elektronik të Gjendjes Civile në Shqipëri, të mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe zyra e Komisionit Evropian në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›