E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobeli për Fizikën i jepet 3 studiuesve të Universit

STKHOLM-Çmimi Nobel për Fizikën në 2011 iu dha amerikanëve Saul Perlmutter dhe Adam Riess si dhe australiano-amerikanit Brian Schmidt "për zbulimin e zgjerimit të përshpejtuar të Universit", njoftoi sot Komiteti Nobel në Stokholm.

Shkencëtarët në fjalë kanë zbuluar se zgjerimi i universit është duke përshpejtuar në vend se të ngadalësohet-ashtu siç mendohej më parë.

"Ata kanë studiuar për dhjetëra shpërthime yjore, të quajtura supernova dhe kanë zbuluar se Universi është në ekspansion me një shpejtësi në rritje të vazhdueshme"

Dje iu nda Çmimi Nobel për Mjekësi tre hulumtuesve, gjetjet e të cilëve për sistemin e imunitetit të njeriut kanë mundur të ndihmojnë trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe të kancerit.

Fillimisht, gjysma e këtij çmimi iu nda Brus Bojtlerit dhe Xhuls Hofmanit, ndërsa pjesën ( pesë nga dhjetë milionë krunat suedeze) tjetër e fitoi kanadezi, Ralf Shtajnman.

Mirëpo, ky i fundit kishte vdekur më 30 shtator të këtij viti.

Edhe pse, sipas statutit të Nobelit nuk lejohet ndarja e çmimeve post-mortum, komiteti tha se nuk do ta ndryshojë vendimin.

FITUESIT E NIBELIT NDER VITE

Ja lista me fituesit e dhjetë viteve të fundit të Çmimit Nobel për Fizikën, të akorduar nga komiteti Nobel i Akademisë mbretërore të Shkencave në Suedi:

2011: Saul Perlmutter dhe Adam Riess (SHBA) dhe Brian Schmidt (Australi/SHBA)

2010: Andre Geim (Holandë), Konstantin Novoselov (Rusi/Britani e Madhe)

2009: Charles Kao (SHBA/Britani e Madhe), Willard Boyle (SHBA/Kanada), George Smith (SHBA)

2008: Yoichiro Nambu (SHBA), Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa (Japoni)

2007: Albert Fert (Francë) dhe Peter Grünberg (Gjermani)

2006: John C. Mather (SHBA) dhe George F. Smoot (SHBA)

2005: Roy J. Glauber (SHBA), John L. Hall (SHBA) e Theodor W. Hänsch (Gjermani)

2004: David J. Gross, H. David Politzer dhe Frank Wilczek (SHBA)

2003: Alexei A. Abrikosov (Rusi/SHBA), Vitaly Ginzburg (Rusi) dhe Antony J. Leggett (Britani e Madhe/SHBA)

2002: Raymond Davis Jr (SHBA), Masatoshi Koshiba (Japoni), e Riccardo Giacconi (SHBA)
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›