E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Farmacisë: Provimi i Shtetit, asnjë detaj si do zhvillohet

TIRANË-Studentët që sapo kanë përfunduar Fakultetin e Farmacise duhet të kryejnë Provimin e Shtetit të parashikuar pas datës 15 Nëntor, por ndërkohë që nuk janë vënë në dijeni ende për formularin e aplikimit, ndërsa problematikë e radhës janë diplomat që nuk janë marrë njëkohësisht nga të gjithë.

Farmacistët e rinj janë njohur me urdhrin e Ministrit të Arsimit rreth rregullores së Provimit të Shtetit, nga e cila mësohet se aplikantët duhet të dorëzojnë ndërmjet dokumentave të tjera, Formularin e Aplikimit, diplomën e noterizuar, suplementin e diplomës së noterizuar si dhe një mandat pagesë për tarifën që do paguajnë në këtë provim shteti.
Aplikimet nisin në 15 Tetor.

Por, studentë që sapo kanë përfunduar degën e Farmacisë shprehen se "formulari i aplikimin nuk është saktësuar ende se cili do jetë, diploma nuk është tërhequr nga të gjithë, ndërsa rreth suplementit të diplomës së noterizuar mësohet se disa Universitete nuk e lëshojnë si dokument". Po kështu farmacistët e rinj nuk kanë asnjë dijeni rreth tarifës që do paguajnë për Provimin e Shtetit.

Duke qene se aplikimet behen ne zyrat e Urdhrave perkates, deri në një urdhër të dytë, Urdhri i Farmacisë nuk bën regjistrimet e aplikimeve per Provimin e Shtetit.

Ligji për Provimin e Shtetit funksionon prej një viti, por studentët e një viti më parë nuk e zhvilluan këtë provim.
Ndërkohë që 15 Tetori po afron, studentët që dëshirojnë të aplikojnë nuk dinë sesi do të zhvillohet provimi, as cfarë do të përfitojnë prej tij, as se cila është tarifa e rregjistrimit, as datën e saktë që do të zhvillohet. "Nuk na kane informuar per asnje detaj, jemi ne situate shume te keqe", shprehen studentet e farmacise.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›