Operacioni “kërkimi intesiv 3”, në pranga 6 persona
TIRANE -Strukturat e hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të sigurimit të rendit dhe të qetësisë publike, kanë intensifikuar më tej punën në parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe zbulimin dhe kapjen e autorëve më tendencë armëmbajtjen pa leje si dhe persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Mbrëmë nga Sektori i Krimit Ekonomik u ndalua shtetasi në kërkim Afrim Kënga, 34 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Në ngarkim të tij Prokuroria ka dërguar për ekzekutim Vendimin penal të datës 03.02.2010 të Gjykatës Tiranë, marrë formë të prerë me vendimin të datës 23.03.2011, të Gjykatës së Apelit, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7-muaj burgim për vepren penale të “vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën”.
Nga Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë u kap personi në kërkim Ylli Bitri, 50 vjeç, lindur e banues në Elbasan, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës më datë 29.09.2010, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila me vendimin Penal të datës 09.06.2010, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale të “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, në bashkëpunim.
Dje në mesditë nga Komisariati i Policisë nr.5 Tiranë, u kap shtetasi në kërkim A.B, 17 vjeç, banues në Bathore Tiranë, i shpallur në kërkim më datë 27.09.2011, për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, ngjarje e ndodhur më datë 25.09.2011.
Mbrëmë po nga Komisariati i Policisë nr.1 u arrestua shtetasi Rald Halilaj, 18 vjeç, banues në TIranë, pasi me 30 shtator 2011, rreth orës 12.00, dyshohet se ka vjedhur tek Qëndra Tregtare “Coin”, pranë TVSH, një çante të markës “Armani” dhe disa parfume.
Mbrëmë po për veprën penale të vjedhjes u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit Shkelqim Ismaili, 24 vjeç, lindur e banues në Baldushk, pasi rreth orës 17.00, në kryqëzimin e rrugës së Dibrës, me rrugen e Barrikadave, është kapur ne flagrancë nga sherbimet e policisë, pasi i ka vjedhur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje.
Dje, nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Olsi Nelaj, 19 vjeç, lindur në Burrel dhe banues ne Kamëz Tiranë. Arrestimi i tij u krye rreth orës 09.30, në Rrugën 'Demokracia', në Bathore, pranë karburant “Alpet”, duke drejtuar automjetin “Renault Cloi”, me targa AA 284 AZ, me drejtim lëvizje kthesa e Bathores -Zall Herr, ka përplasur dhe aksidentuar këmbesorin Halil Kaçi, banues në Paskuqan, i cili në momentin e aksidentit ka qënë duke kapercyer rrugën nga njëra anë në tjetrën. Pas përplasjes i aksidentuari nga ky mjet është dërguar në SQU, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
(d.b/BalkanWeb)