Greqi, përgatitet për nesër greva e përgjithshme
TIRANE-Shtyrja e vendimit për dhënien e 8 miliardë eurove si pjesë e kredisë për Greqinë, nuk është pritur aspak mirë në vend.
Sot punonjës dhe studentë u grumbulluan në hyrjet e disa ministrive dhe i bllokuan ato, sic kanë bërë vazhdimisht ditët e fundit, në shenjë proteste për masat e qeverisë dhe pranisë së Trojkës në Athinë.
Ndërkaq për nesër është paralajmëruar një grevë 24 orëshe organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe atij privat. Greva zhvillohet kundër zbatimit të sistemin e punës rezervë dhe të unifikimit të pagave. Në grevë do të marrin pjesë punonjësit e sektorit shtetëror, ndërrmarjeve shtetërore dhe private.
Probleme do të paraqiten nesër me fluturimet e avionëve pasi edhe kontrollorët e trafikut ajror do të marrin pjesë në grevë.
Me personel sigurie do të funksionojnë spitalet, qendrat shëndetësore, Shërbimii Ambulancë, sepse në grevë do të marrin pjesë edhe mjekët dhe punonjësit e tjerë të spitaleve.
Një grevë e tillë është paralajmëruar edhe për më 19 Tetor.
(d.b/BalkanWeb)