Vrasja e ambasadorit, alarm për sigurinë në Libi

Përfaqësuesi në largim i Kombeve të Bashkuara në Libi, Jan Martin, ka thënë se sulmi vdekjeprurës në ambasadën amerikane në Bengazi ka qenë alarm që vendi i Afrikës veriore të përmirësojë sigurinë.
“Mendoj se sulmi në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara dhe vdekja tragjike e ambasadorit Kris Stivens, i cili ka qenë mik i madh i Libisë, është alarm për Libinë, që të përmirësojë sigurinë. Mendoj se kjo është sfida më e madhe me të cilën përballet qeveria e re, është sfida për të cilën Kombet e Bashkuara do të ofrojnë gjithë ndihmën e mundur”, ka thënë Martin.
Ambasadori i SHBA-së në Bengazi të Libisë, Kristofer Stivens, dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë u vranë javën e kaluar gjatë një sulmi në ambasadë.
Zyrtarët amerikanë dhe libianë janë duke bërë përpjekje zbulojnë autorësinë e këtij sulmi vdekjeprurës pasi nuk është e paqartë nëse ai ka qenë i planifikuar më parë apo është nxitur nga një film anti-islamik, i prodhuar në SHBA.