E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen 200 persona në protestë

Policia amerikane ka arrestuar në Manhatan rreth 200 persona gjatë protestës së Lëvizjes “Pushtimi i Wall Street-it”, e cila shënonte njëvjetorin e themelimit.
 

Protestuesit kanë bllokuar trafikun, ndërsa dhjetëra policë dhe furgonë janë rreshtuar në rrugë. Ata kanë brohoritur me zë të lartë dhe shumica e të arrestuarve akuzohen për prishje të qetësisë publike.
 

Lëvizja “Pushtimi i Wall Street-it” ka nisur aktivitetet më 17 shtator të vitit 2011, kur disa qindra aktivistë kanë okupuar një park në qarkun financiar të Manhatanit, për të kundërshtuar pabarazitë ekonomike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›