E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, peshkaqeni 5 metra, bie në rrjetat e peshkatarëve

SARANDE- Një peshkaqen, me peshë 400 kg dhe gjatësi 5 metra, ka rënë sot në rrjetat e peshkatores “Mario”, në Gjirin e Borshit, rreth 30 km larg Sarandës, në jug të vendit.

Agron Demani, kapiteni i peshkatores “Mario” ka deklaruar se peshkaqeni kishte rënë në rrjetat e peshkimit, rreth 100 metra larg bregut në zonën e quajtur “Grami”.

,“Nuk më kishte shkuar ndërmend se peshkaqeni do të binte në rrjetat e peshkatoresh. Kjo është një shenjë e mbarë për peshkatarët”, deklaron Demani.
Sipas tij, peshkaqeni ishte femër dhe shumë shpejt do sillte në jetë të voglin e saj.

"Peshkaqeni është një garniturë e preferuar për klientët.Tashmë mishi i saj ka përfunduar në disa lokale luksoze në qytetin e Sarandës”, tha kapiteni i anijes për atsh. Nga eksperienca e tij kjo është stina kur peshkaqenët udhëtojnë, duke kaluar dete e oqeane, pasi sjellin në jetë të vegjëlit e tyre.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Sarandë, peshkaqeni 5 metra, bie në rrjetat e peshkatarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›