Nocerino në Milan

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 21:55
Flitej për Javier Pastore, Leite Kaka, Ganso, Cesc Fabregas e Marek Hamsik. Por, në fund doli të jetë Antonio Nocerino. Milani i ka siguruar shërbimet e mesfushorit italian në orët e fundit të afatin kalimtar të verës.
Futbollisti i deritashëm i Palermos ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Rossonerët.
Sigurisht, tifozët e Milanit mund të jenë të zhgënjyer me arsye, pasi që Nocerino e as Aquilani, nuk ishin ‘Mister X’ që ata e pritën.