E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Policia të përshtatet me standartet e BE-së

Ministri i brendshëm Flamur Noka i kërkoi policisë që të gjejë rruget me të shkurtra për tu përshtatur me stadardet që kërkon afrimin me BE. Gjatë betimit të policëve të rinj të patrullës së përgjithshme Noka paralajmeroi se do të ketë reformim të policisë. Sipas Nokës që nga 2005 policia shqiptare është në reformim e sipër,por kërkohet akoma më shumë përmirësim në luftën kundër krimit.
 

"Është një fazë e cila kërkon nga policia e shtetit përmirësimin e mëtejshëm të parametrave të rendit e sigurisë publike,rritjen e eficenses dhe të agjensive të tjera të zbatimit të ligjit. Në funksion të arritjes së këtyre parametrave qeveria që prej vitit 2005 është investuar në luftën pa kompromis ndaj krimit dhe paralelisht në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në funksion të këtyre objektivave ne kemi ndërmarrë reforma nëpërmjet të cilave synojmë ndërtimin e një shërbimi policor bashkëkohor" tha Noka.

Kështu policeve të policisë nga kursi i 8 patrullës së përgjithshmë do ti shtohen 193 efektivë të rinj, ku 95 prej tyre do të jenë femra. Ky është edhe një kusht tjetër i plotësuar nga reformat që janë ndërmarrë në policinë shqiptare ku kërkohet pjesëmarrje më e madhe e femrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›