E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr pranë magazinave të rezervave të shtetit në Lundër

Flakët që përfshinë një bllok pemësh dhe ullinjsh në Lundër kanë alarmuar banorët e zonës por sidomos drejtuesit e magazinave të rezerva të shtetit.
 

Dy ekipe zjarrfikëse shkuan menjëherë në venngjarje, po ashtu edhe banorët të cilët u përpoqën të lokalizionin flakët. Për më shumë se 30 minuta, zjarrëfikset arritën të shuanin zjarrin ndërsa pasojat mbetën vetëm në djegien e pemëve frutore dhe ullinjëve.
 

Vatra e zjarrit rrezikoi magazinat të cilat ndodheshin vetëm pak metra më tutje. Paniku ishte i madh në kohën kur flakët po ndihmoheshin nga era. Por nga ndërhyrja e bërë u arrit në brenda një kohë të shkurtër të bëhej izolimi i flakëve.  Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në Lundër por dyshohet për një zjarrëvënie të qëllimshme.

Perfieria e Tiranës prej më shumë se një muaj janë përfshirë nga flakët. E ndërsa mendohet se shumica e tyre janë zjarrëvnie të qëllimishme për shkak të rigjenerimit të kullotave, të shkrumbura tashmë janë dhjetra hektarë pyje duke u rrezikuar në disa raste edhe banesat.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›