E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka në Durrës: Masa për sigurinë e pushuesve

Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka inspektuar terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit. I Shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithsëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor ministri Noka tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e emigrantëve që kthehen në Shqipëri gjatë sezonit veror. 

Nga ana tjetër, Noka kërkoi më shumë gadishmëri nga strukturat policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike përgjatë gjithë sezonit veror. "Policia Kufitare të garantojë sigurinë e pushuesve. Të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor" theksoi Noka.
 

Terminali ka një kapacitet përpunimi deri në 2000 shtetas njëkohësisht, ndërsa është projektuar për ti shërbyer 1,5 milion pasagjerëve në vit dhe në dispozion të pasagjerëve janë 46 poste të kontrollit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›