Funksionarët shtetëror në konflikte interesi

Janë me dhjetëra deputetë, kryetar komunash, drejtorë, funksionarë të lartë shtetëror si dhe anëtarë e drejtues të bordeve dhe komisioneve qeveritare e publike, që kryejnë poste të dyfishta.
Komisioni Shtetëror Antikorrupsion do të verifikojë të gjithë funksionarët e rinj shtetëror të cilët kryejnë funksione dhe punë të dyfishta.
Janë me dhjetëra deputetë, kryetar komunash, drejtorë, funksionarë të lartë shtetëror si dhe anëtarë e drejtues të bordeve dhe komisioneve qeveritare e publike, që kryejnë poste të dyfishta duke qenë të angazhuar në dy punë në sferën universitare apo detyra tjera që janë në kundërshtim me ligjin.
KSHA ka në shënjestër deputetë, kryetar komunash dhe funksionarë të lartë shtetëror që janë të kyçur nëpër universitete. Anëtarët e këtij komisioni kanë vlerësuar se do të shqyrtohen të gjitha rastet, por ata apelojnë që të bëhen denoncime.
"Në bazë të ligjit, deputetët nuk mund të kryejnë veprime tjera duke përfshi profesor universitar. Nëse ka raste të tilla atëherë bëhet fjalë për konflikt interesi", kanë theksuar pranë KSHA.
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universitetin e Evropës Juglindore por edhe në Universitetet private janë të angazhuar si profesorë dhe ligjërues disa funksionarë të lartë shtetëror si dhe deputetë shqiptarë. Kjo vërtetohet edhe nga të punësuar në universitete, të cilët theksojnë se deputetët profesorë, përfitojnë edhe rrogat mujore, ndërsa janë shumë pak aktiv në ligjëratat pranë studentëve. Të njëjtën mënyrë të veprimit e bëjnë edhe disa kryetar të komunave, të cilët përveç se detyrës publike, ata vijojnë punën duke marrë edhe rrogën e universitetit. Nën thjerrëzën e këtij komisioni janë edhe rastet e mundësisë së përfshirjes së deputetëve nëpër komisioni apo organe tjera publike. (INA)