Normalizohet situata e reshjeve të shiut në ditët e fundit në Has

Situata në rrethin e Hasit, pas reshjeve të shiut dhe temperaturave mjaft të ulëta të ditëve të fundit që krijuan shtresa të rrezikshme akulli në akse të ndryshme rrugore, tashmë është normalizuar. Sipas kryetarit të bashkisë së Krumës, Bardhyl Peka, lëvizja e mjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale, me një gjatësi të përgjithshme prej 30 kilometrash, është normale dhe nuk ka mungesa në furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Ndërkohë, z. Peka saktësoi se fshatra si Dobruna, Kosturi, Mujaj, Kishaj, etj që ndodhen në lartësi të mëdha vazhdojnë të jenë të izoluara nga bora, por po punohet intesivisht për zhbllokimin e akseve rrugore që i lidhin ato me qendrat e komunave. Aktualisht, i vetmi shqetësim në këtë zonë është prania e një mjegulle të dendur dhe kjo ka bërë që të shtohen kontrollet e policisë në dy akset rrugore kryesore të këtij rrethi, Krumë - Qafë Prush dhe Krumë - Kukës me synim parandalimin e aksidenteve.
...