E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet në Tiranë forumi “Komunikimi ndërfetar i vendeve të rajonit, bazë për një dialog gjithëpërfshirës”

Komunikimi ndërfetar i vendeve të Rajonit është baza për një dialog gjithëpërfshirës. Zëvendëskryeministri Genc Pollo, tha sot në Forumin "Dialogu ndërfetar në Europën Juglindore", që po zhvillohet në hotel 'Sheraton', nën kujdesin e qeverisë shqiptare dhe nismës së Kombeve të Bashkuara për 'Aleancën e Qytetërimeve', se "dialogu ndërfetar, si pjesë e pandarë e dialogut ndërkulturor, përbën një prerogativë të padiskutueshme për vendosjen e urave lidhëse mes

"Forumi konsiston në vendosjen e bazave solide për identifikimin e praktikave pozitive në  mirëmenaxhimin e larmisë së besimeve në të mirë të përmirësimit të marrëdhënieve mes popujve tanë dhe në të mirë të nxitjes së harmonisë, larg paragjykimeve dhe keqkuptimeve", u shpreh zv/kryeministri Pollo. Ai vuri në dukje se "Shqipëria është mbartëse e një trashëgimie të vyer mijëvjeçare të bashkëjetesës  ndërfetare, gjatë historisë së re e të vjetër. Vokacioni multikulturor i kombit tonë është një thesar që çdo shqiptar e shfaq si kulturë jetese të botës shqiptare, që vazhdon të ruhet. Ndaj dhe këtë praktikë duam ta ndajmë me kombet e tjera të rajonit, me të cilët na bashkon aspirata e pakthyeshme dhe kontributi në stabilizimin përfundimtar të tij. Ne jemi dëshmitarë, vijoi zv/kryeministri Pollo, të ditëve të errëta që ka përjetuar rajoni ynë, kur përçmimi, urrejtja, dallimi dhe diferencat artificialisht të ekzagjeruara janë veshur me politikë apo janë fshehur nën petkun fetar. Por, fatmirësisht ato kohë kanë kaluar dhe në mënyrë që të mos përsëriten ne kemi nevojë të dialogojmë e bashkëpunojmë". Duke ftuar të pranishmit për nxitjen e dialogut rajonal mes komuniteteve Pollo theksoi se "premisat për  shkëmbimin e vlerave të bashkëjetesës dhe respektit ndaj besimeve bazohet tashmë mbi një traditë të konsoliduar dialogu që shtetet dhe qeveritë e rajonit tonë e kanë sanksionuar përmes mekanizmit të takimeve në nivel të lartë". Në këtë forum përfaqësues të komuniteteve fetare nga Europa Juglindore diskutuan lidhur me dialogun ndërfetar mes vendeve të rajonit dhe rrugët për nxitjen e tij.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›